Samiti i Diasporës, Rama: Ide e
Lindës, s'dua të jetë më e fshehtë

Samiti i Diasporës, Rama: Ide e<br />Lindës, s'dua të jetë më e fshehtë
TIRANË- Sot në Tirane u cel Samiti i Diasporës, qe mblodhi ne gjirin e tij mbi 800 personalitete nga vendi e bota. Kryeministri Edi Rama tregoi për herë të parë se mbajtja e këtij Samiti të Diasporës në Tiranë, ishte një ide e bashkëshortes së tij, Linda Rama. Rama tha se mori propozimin nga bashkëshortja, pas takimeve të shumta të zhvilluar në Nju Jork në 2015-ën, me shqiptarë të diasporës.
 
"Megjithëse unë jam kokëfortë, nuk dua që të jetë më e fshehtë se idetë e gruas më pëlqejnë ndonjëherë më shumë se të miat", u shpreh Rama.  
 
"Në shtatorin e 2015-ës gjendesha në Nju York, në OKB, krenohej me bujë 70 vjetori i asaj organizate. Gjendej po aty edhe mishërimin e diasporës italiane, Papa Françeskun. Takova plot shqiptarë, falë rrjeteve të tyre të organizuar, apo me shqiptarë të panjohur në rrugët e Nju Jorkut, apo edhe në sofrën e shqiptarëve në Nju Jork, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kishim kohë që përpiqeshim të gjenim rrugë të reja për përfshirjen e diasporës. Kjo e shtyu Lindën, të hidhte idenë fillestare të këtij Samiti. Nuk është sekret që unë jam njeri kokëfortë, por duke parë suksesin e fillesës së kësaj nisme nuk dua që të jetë më e fshehtë e vërteta se idetë e gruas më pëlqejnë më shumë nganjëherë se ato të miat. Prandaj do më falni që si burrë atipik ta felenderoj Lindën që nuk ishte dot këtu sepse duhet të kujdeset për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër që kemi në shtëpi", deklaroi kryeministri.  

[gallery]19741[/gallery]

Përpara përfaqësuesve të Diasporës, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve të politikës, Rama deklaroi se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë më shumë për diasporën.

Kryeministri vlerësoi rolin e diasporës në arritjen historike të shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
 
"Pa diasporën Shqipëria është më e cunguar se një territori copëtuar në mijëra pjesë. T'ju jesh mirënjohës që keni ardhur këtu nga 40 vende të botës, është pak të thuhet.
 
Në 25 vitet e fundit, pas rënies së diktaturës ishte Shqipria që në vobektësinë e saj jo dhe aq materiale, por morale, u shndërrua për diasporën në një lloj destinacioni pa fryt, pa katandi, ndërkohë që dërgesat e parave, investimet tuaja mbështetja pa kufij dhe lobingu fantastik që ju të gjithë përfaqësoni keni bërë për vendin amë, ku më e shkëlqyera në histori mbetet beteja për Kosovën e lirë, nuk janë vetëm ndihma e drejtpërdrejtë që keni dhënë, por janë shembulli më kuptimplotë i asaj që shqiptarët mund të bëjnë nëse arrijnë të bëhen bashkë
", tha Rama.
 
Kreu i qeverisë kërkoi që Samiti i Diasporës të kthehet në traditë dhe të organizohet çdo vit në formatin e një universiteti sezonal.
 
"Diaspora ta marrë për dore Shqipërinë për ta ndihmuar që të hedhë hapa të tjerë drejt suksesit. Mbase ne nuk kemi asgjë për t'ju mësuar, por e kemi organizuar këtë samit, sepse jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të mësuar nga ju. Ëndërroj që ky samit i diasporës të kthehet në një universitet sezonal, ku nuk janë më të gjithëditurit e një shoqërie që rri dhe vetëm flet, por janë historitë e suksesit, historitë njerëzore të atyre që mund të jenë bërë shumë të famshëm e atyre që askush s'i njeh, por sëbashku na bëjnë krenar që jemi bashkatdhetarë të atyre", theksoi më tej, Rama. 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Samitit të Diasporës 

live nga pallati i brigadave

Ora 19:45 Thaçi: Do shtojmë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për diasporën
‘’Do trajtojme mundësinë për ndryshimin e kushtetuës, për të shtuar vendet e rezervuara për diasporën në Kuvend''.

Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur në Pallatin e Brigadave këtë të premte.

''Ne kemi obligim si shtete që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës dhe ti shtrijmë atyre dorën. Diaspora duhet të jetë më shumë e shtrirë në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj në këtë frymë në kuadër të punës për reformën zgjedhore do të trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën në Parlamentin e Kosovës'', u shpreh Thaçi.
 
Gjatë këtij samiti, presidenti Thaçi nuk la pa nënvizuar edhe rolin e madh që ka pasur Diaspora në lirimin dhe pavarësinë e vendit.

Thaçi u shpreh, se pa diasporën as Kosova as Shqipëria nuk do të kishin gëzuar as lirinë dhe as pavarësinë.
 
Presidenti i Kosovës, i shprehu falenderimet kryeministrit Rama, për organizimin e këtij Samiti, ku u shpreh se Rama gjithmonë përpiqet të bashkojë shqiptarët. 

thaci

Ora 19:00 Nis samiti i diasporës, mungojnë Basha dhe Nishani
Ka nisur punimet këtë të premte, Samiti i Diaporës, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.  

Në këtë samit të diasporës organizuar nga Kryeministri Rama marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës.
 
Në këtë samit të Diasporës ajo çfarë bie në sy është mungesa e kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha dhe President i vendit Bujar Nishani.

Ata nuk janë të pranishëm edhe pse janë ftuar nga kryeministri i vendit Rama.
 
Ky samit i Diasporës është organizuar nga kryeministri Rama, dhe do të mbahet në datat 18-20 nëntor 2016.

Në Samitin për Diasporën marrin pjesë rreth 600 përfaqësues nga 40 vende të ndryshme të botës. 

Redaksia Online
xh.k-l.q/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur