Në prag të Samitit të IV-t të Diasporës, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Këshillin Koordinues të Diasporës, ku theksoi nevojën për më shumë koordinim dhe një agjendë konkrete.
Ai nënvizoi rolin e diasporës në zhvillimin e Shqipërisë, veçanërisht në promovimin e gjuhës, ekonomisë dhe vlerave kulturore.
“Një mëngjes ndryshe, në prag të #Samitit të IV-t të #Diasporës, me një bashkëbisedim të hapur, të gjallë dhe energjik me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Në këtë takim të parë, njohës por edhe përmbajtësor, shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen time për angazhimin e secilit në këtë marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi një vizion të përbashkët.
Së bashku ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete në funksion të prioriteteve madhore.
Në fokus: #Shqipëria2030 dhe fuqizimi i diasporës si partner i pazëvendësueshëm, në mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, përfshirjen në zhvillimin ekonomik e shoqëror, partneritetin me biznesin dhe promovimin e vlerave tona kulturore në botë.
Me përfaqësues të spikatur dhe profesionistë dinjitozë nga e gjithë bota, kemi një mundësi reale për të forcuar lidhjet me rrënjët dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në vlerë konkrete për #Shqipërinë.
Së bashku, për më shumë koordinim, më shumë veprim dhe #rezultate të prekshme.
"Përmes Rënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar, Forcohemi", shkruan Ferit Hoxha.
Lajmi kryesor:
‘Shqipëria një dhe e pandarë’, nis sot edicioni i katërt i samitit të Diasporës! Eurodeputeti shqiptar mesazh: Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj











