Samiti i Energjisë-Ahmetaj: Reformat synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese
Samiti për energjinë, naftën dhe gazin “Albania Oil, Gas e Energy 2015”, vijon ditën e dytë të punimeve në Tiranë TIRANË, 18 Mars /ATSH- E,Xhajanka/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, u shpreh sot se reformat që po ndërmerr qeveria në sektorin e energjisë kanë dhënë impakt pozitiv në treguesit e […]
/ATSH- E,Xhajanka/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, u shpreh sot se reformat që po ndërmerr qeveria në sektorin e energjisë kanë dhënë impakt pozitiv në treguesit e ekonomisë, ndërsa ato synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend dhe uljen e importit energjetik.
I pranishëm në panelin e diskutimeve, në ditën e dytë të punimeve të samitit për energjinë, naftën dhe gazin ""Albania Oil, Gas e Energy 2015", që po zhvillohet në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë, ministri Ahmetaj u shpreh në fjalën e tij se, Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë apo importojë më energji, por ta prodhojë vetë atë.
Ai theksoi rëndësinë e menaxhimit të resurseve dhe potencialeve që ka vendi ynë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e projektit TAP, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin. Sipas tij, në këtë mënyrë do të rriteshin kapacitetet prodhuese të energjisë në vendin tonë si dhe paratë do të mbeteshin në Shqipëri dhe do të shkonin për qytetarët.
"Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira. Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë, sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët", tha ai.
Samiti për energjinë po vijon punimet me diskutimet e ekspertëve dhe përfaqësuesve të ndryshëm të linjës
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur
23 Korrik, 14:01
-
Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria
23 Korrik, 13:40
-
A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha
23 Korrik, 13:26
-
Historia e punonjësit të Policisë që bleu shtëpi me zero interes në Shkodër: Ftoj të gjithë kolegët e mi të aplikojnë, është një mundësi e mirë
23 Korrik, 13:23
-
KLSh kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit! Shalsi e thërret në ballafaqim me Shehun në Komisionin e Ekonomisë
23 Korrik, 13:22
-
Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?
23 Korrik, 13:05
-
Manastirliu prezanton projektligjin për hapjen e filialit të Universitetit spanjoll në Gjirokastër: Alternativë e re studimi me standarde europiane
23 Korrik, 13:00
-
Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?
23 Korrik, 12:48
-
Durrës/ Plagosi 70 vjeçarin për borxhin e të birit, publikohen pamjet si ndodhi ngjarja
23 Korrik, 12:40
-
Mashtronte qytetarët duke u premtuar programe arsimi dhe udhëtime falas në SHBA, Ambasada Amerikane reagon pas arrestimit të 20-vjeçarit
23 Korrik, 12:29
-
Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari
23 Korrik, 12:20
-
‘Pazar me reformën zgjedhore’, Basha: Duan mbylljen e listave! Do ta kalojnë të enjten në Kuvend! Sot dorëzojmë rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën
23 Korrik, 12:13