Samiti i G7, Biarritz shndërrohet në bunker. 13 mijë policë e xhandarë në gatishmëri (VIDEO)

Liderët e G7 do të takohen këtë fundjavë në hotelin luksoz të Du Palais në Biarritz të Francës.

Qyteti në brigjet franceze Baske, një destinacion për sërfist nga e gjithë bota, në prag të samitit është shndërruar në një bunker.

13,200 policë dhe xhandarë, të mbështetur nga forcat ushtarake, janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e samitit.

Ndërsa ka mbyllur për trafikun qendrën e qytetit, stacionin hekurudhor dhe aeroportin, Biarritz do të mirëpresë të mëdhenjtë e globit dhe 5000 delegatë, staf teknik dhe shumë gazetarë.

Në 20 kilometra larg Biarritz, në Urrugne, po përgatitet një samit tjetër, ai i globalistëve alternative dhe aktivistëve të tjerë jo-global, të cilët kanë deklaruar se do të protestojnë pa arritur në zonën e kuqe, gjë e pabesueshme për ministrin e brendshëm francez.

Ndërkohë, për t'u përgatitur ndaj çdo arrestim të mundshëm gjatë protestës së të shtunës, altermondialistët kanë përgatitur një ekip prej 70 avokatësh.

Edhe xhandarmëria franceze është në alarm. Disa mijëra oficerë policie, kanë arrestuar disa persona dhe po i mbajnë në qeli, duke shpresuar se protestuesit do të mund të ndalen nga frika dhe kërcënimet e autoriteteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit