Samiti i G7, Trump kërkon rikthimin e Rusisë në grupin e vendeve më të industrializuara
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 të vendeve më të industrializuara.
Trump dhe Putin
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 të vendeve më të industrializuara.
Rusia u dëbua në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj, por Trump tha se ai donte që vendi të ripranohej. Takimi i profilit të lartë është paraprirë nga mosmarrëveshje të mëdha mes presidentit amerikan dhe vendeve të tjera në lidhje me vendosjen nga ana e tij të tarifave tregtare.
Ka po ashtu mosmarrëveshje me Trump në lidhje me Iranin dhe ndryshimet klimaterike. Trump tha se i vinte keq që takimi është reduktuar në përmasa, çka e vendos atë në kundërshtim me vendet e tjera anëtare të G7-ës edhe në këtë çështje.
“Mund t’ju pëlqejë ose jo, ndoshta nuk është edhe korrekte politikisht, por ne duhet të drejtojmë botën dhe në G7, që më herët ishte G8, Rusia u dëbua. Ata duhet ta rikthejnë Rusinë në grup”, tha Trump.
Trump u mbështet nga kryeministri i sapo zgjedhur italian, Giuseppe Conte, që në një postim në “Twitter” tha se ishte në interes të të gjithëve që Rusia të ripranohej. Kanadaja në anën tjetër, tha menjëherë se ajo mbetej kundër.
Samiti i G7, që mbledh Kanadanë, SHBA, Britaninë e madhe, Francën, Italinë, Japoninë dhe Gjermaninë, po mbahet në Kebek të Kanadasë. Liderët e shteteve, që përfaqësojnë më shumë se 60 për qind të fuqisë globale neto, takohen çdo vit. Ekonomia qëndron në krye të axhendës, edhe pse takimet tani thuajse gjithnjë trajtojnë edhe çështje të rëndësishme globale.
Trump, thuhet se do të jetë i pranishëm në diskutimet ekomomike dhe ato të sigurisë, por do të mungojë në ato mbi ndryshimet klimaterike dhe ndoshta edhe në ato mbi barazinë gjinore.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Scholz po punon për t’u bërë ‘Kancelari i paqes’, do sjellë Putinin në tryezë me Zelenskyn: Hipoteza është se Kievi do të pranojë lëshime territoriale!
9 Shtator, 08:16
-
Putin takon Vulin, Moska: Situata në Ballkan na shqetëson
4 Shtator, 12:09
-
Del në botim libri ‘Save America’ i Trump, po shitet ‘si karamelet’! Sarkazëm për armiqtë, lavde për Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un
3 Shtator, 13:05
-
Putin akuzon Ukrainën: Tentoi të bombardonte termocentralin bërthamor të Kurskut! SHBA dhe Kina paralajmërojnë Kievin: Rrezik i intensifikimit të sulmeve nga Rusia
22 Gusht, 16:25
-
Ish-këshilltari zbulon ‘pikat e errëta’: Putin e manipuloi Trump, ish-operatori i KGB luajti me egon dhe pasigurinë e ish-presidentit me lajka
21 Gusht, 18:46
-
Superarma sekrete e Putin, Moska mund t’i përgjigjet NATO-s me 'Skyfall'! Çfarë është Burevestnik, ose ‘Zogu i stuhisë’, raketa me energji bërthamore (Detajet)
17 Gusht, 07:46
-
Ukraina hyn në Rusi dhe nis kundërofensivën, Putin mbledh gjeneralët: Provokim i madh i Kievit, po sulmohen civilët me raketa
8 Gusht, 07:57
-
Parapagoi dy killera me 5 mijë USD për të vrarë Trump dhe këshilltarët e tij, kush është pakistanezi i arrestuar në SHBA! Kurthi që i ngriti FBI dhe planet e terroristit
8 Gusht, 07:25
-
Trump reagon për çështjen e boksieres Imane Khelif: Me mua, burrat nuk do marrin pjesë në sportet e grave!
4 Gusht, 10:24
-
Fronti i Ri i Putinit në Luftën e Ukrainës është në Ballkan
2 Prill, 12:04
-
Vdekja e Henry Kissinger, reagojnë liderët e botës
30 Nëntor 2023, 17:25
-
Shqyrtohet ankimimi i ish-Presidentit Trump mbi vendimin që i ndalon komentet publike
20 Nëntor 2023, 21:55