Sot mbahen punimet e ditës së fundit të edicionit të katërt të samitit të diasporës në Tiranë që bëri bashkë shqiptarë nga 38 vende të botës.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të eksplorojnë fusha të ndryshme të interesit, përfshirë ekonominë, inovacionin, arsimin, shëndetësinë, artin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Aktiviteti në Pallatin e Kongreseve nis me një moment reflektimi dhe bashkimi shpirtëror, ku përfaqësues të komuniteteve fetare nga të gjitha besimet mblidhen për të ndarë mesazhe paqeje, harmonie dhe shprese, ku uruan njëzëri "Zoti e bekoftë Shqipërinë!"

Imam Dr. Rifat Halili, folësi kryesor i këtij aktiviteti, reflektoi mbi krizën në botë dhe rolin e besimit për të ndihmuar njerëzit. Imami theksoi forcimin e unitetit dhe mbrojtjen e popullit shqiptar e të drejtave.

"Një botë në krizë, një thirrje për vetëdije. Narrativat përçajnë, frika zëvendëson besimin. Kur bota errësohet, njerëzit e besimit duhet të sjellin besimin. Ne duhet të japim një model. Shqiptarët kanë ruajtur besimin, traditën, dinjitetin. Një komb që ruan shpirtin e tij, nuk humbet kurrë. Le të themi se do ta ruajmë dinjitetin tonë, do ta kultivojmë respektin. Pa dinjitet nuk ka unitet dhe pa unitet nuk ka të ardhme", tha Imami.

Më tej aktiviteti pason te roli i diasporës shqiptare si një aktor strategjik në përshpejtimin e integrimit evropian, trashëgimisë së pasur kulturore, historike dhe gjuhësore të komuniteteve arbëreshe, promovimi i identitetit kombëtar në diasporë, kontributit të diasporës shqiptare në forcimin e hallkave që lidhin prodhimin bujqësor me tavolinën, nga fusha dhe sera, tek agropërpunimi, agrobiznesi, bujtinat dhe restorantet ndërkombëtare.

Samiti i Diasporës ngriti siparin dy ditë më parë. Në ceremoninë e mirëseardhjes, e cila u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, krerë të komuniteteve fetare, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve të shtetit, si dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasa të një feste të vërtetë kombëtare.

Lajm ne përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
‘Një botë në krizë, një thirrje për vetëdije’, Imam Halili: Pa unitet s’ka të ardhme

Imam Dr Rifat Halili mbajti një fjalë tjetër pas një momenti solemn duke reflektuar mbi botën në krizë dhe rolin e besimit për të ndihmuar njerëzit. Ai tha se historia e Shqipërisë dëshmon bashkëjetesën fetare ndërsa bëri thirrje për angazhimin në ndërtimin e së ardhmes. Imami theksoi forcimin e unitetit dhe mbrojtjen e popullit shqiptar e të drejtave.

“Një botë në krizë, një thirrje për vetëdije. Narrativat përçajnë, frika zëvendëson besimin. Kur bota errësohet, njerëzit e besimit duhet të sjellin besimin. Ne duhet të japim një model. Shqiptarët janë dëshmi e mundësisë së bashkëjetesës. Historia jonë nuk është perfekte, por është e mbushur me momente kur feja dhe kombi u panë si shtylla që mbështesin njëra-tjetrën. Ajo që na ka ngjarë nuk duhet të na përcaktojë kush jemi, por ajo që angazhohemi për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Kombi duhet të varet nga përgjegjësia, puna për të ardhmen që ndërtojmë. Shpërblimi më i madh është ajo që sjell transportimin e tij të brendshëm shpirtëror. Duke ndërtuar Shqipërinë, begatojmë shpirtin. Diaspora është sakrificë, ruajtje e shpirtit shqiptar. Shqiptarët kanë ruajtur besimin, traditën, dinjitetin. Një komb që ruan shpirtin e tij, nuk humbet kurrë. Le të themi se do ta ruajmë dinjitetin tonë, do ta kultivojmë respektin. Pa dinjitet nuk ka unitet dhe pa unitet nuk ka të ardhme. Zot, na jep forcë të mbrojmë popullin tonë dhe të drejtat tona. Na bashko dhe na bëj shembullorë!”, tha Imam Halili.

Ora 09:21
Mëngjesi i Vëllazërimit, klerikët fetarë luten për bashkim e paqe: Zoti e bekoftë Shqipërinë!

1776237461_mengjesivllazerimi.jpg

Komunitetet fetare e kanë çelur ditën e tretë të punimeve të Samitit të Diasporës duke ndarë bekimet dhe urimet e tyre në Mëngjesin e Vëllazërimit.

“Kam mësuar se është jo e zjguar të mos konsiderosh ata përpara meje dhe ndërkohë që bëj këtë lutje ç’mund të bëj përveçse të lutem me fjalët e Fan Nolit?”, tha peshkopi i Krye Dioqezës së Shqipërisë në Boston, Nikodhim Preston.

Më pas, fjalën e mori Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror Bektashian që uroi për bashkim dhe bekoi flamurin kombëtar.

“Na jep urtësi që përmes besimit dhe respektit të ndërtojmë një botë më të drejtë e njerëzore. Në këtë mëngjes bekimesh, të dalim nga këtu më të bashkuar, më të fortë në shpirt dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët. Zoti na bekoftë të gjithëve, na bekoftë Shqipërinë dhe flamurin tonë të mrekullueshëm!”, tha Baba Mondi.

“Lutem sot që në çdo vend ku ndodhen, të dalë më e mira. Bekoje çdo qytetar dhe të kemi harmoni fetare, unitet mes njëri-tjetrit, Shqipëria s’është e askujt, na takon neve. Bekoji shqiptarët kudo që janë dhe jepu urtësi e forcë që të kalojnë çdo sfidë në jetën e tyre”, tha Erion Sylari nga Vëllazëria Ungjillore.

Don Kastriot Idrizi nga Bashkësia Katolike në Bruksel u lut për shqiptarët në diasporë.

“Të lutemi për shqiptarët kudo në botë, diasporën tonë të çmuar, ata që kanë lënë atdheun në kërkim të një jete më të mirë, ata që ndërtojnë të ardhmen me sakrificë, për prindërit dhe të moshuarit që ruajnë rrënjët. Të mos humbasin shpresën, të ruajnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe të ndihen të mbrojtur e në paqe. Udhëhiq mendjet e atyre që mbajnë përgjegjësi publike që vendimet e tyre të jenë në dobi të paqes”, tha ai.

Imam Dr. Rifat Halili nga Qendra Islame Shqiptare në New York dhe New Jersey e vuri theksin te uniteti.

“Beko këtë tokë të Shqipërisë që ka mbajtur në gjirin e saj shekuj bashkëjetese. Bekje popullin shqiptar kudo që ndodhet, në vendlindje a në mërgim. Jepi begati që nuk harron rrënjët e veta. Forcoji lidhjet ndërmjet komuniteteve fetare, bëji ura që lidhin zemra. Beko udhëheqësit politikë, jepi ndihmën tënde që t’i shërbejnë çdo shtrese të shoqërisë me drejtësi e barazi. Mos lejo që pushteti të bëhet barrë për popullin. Mbill në zemrat tona dashuri, drejtësi e mëshirë. Na bëj njerëzit që falin, që ndërtojnë, që nuk përçajnë”, tha Imami.