Samiti i NATO në Vilnius në Rama: NATO e vendosur për mbrojtjen e lirisë së popujve

Samiti i NATO në Vilnius në Rama: NATO e vendosur për mbrojtjen e lirisë së popujve

Kryeministri Edi Rama

Sot në Vilnius të Lituanisë, mblidhen udhëheqësit e NATO-s , aty ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Për këtë samit, ka reaguar dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se aletët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

“Mirëmëngjes dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai