Në ditën e dytë dhe të fundit të punimeve të Samitit të NATO-s që u zhvillua në Uells ministri Bushati theksoi rëndësinë që ka rritja e mëtejshme e bashkëpunimit me BE-në, OSBE-në dhe KiE-në, në funksion të përballimit me efikasitet të rreziqeve dhe kërcënimeve që burojnë nga krizat e lartpërmendura për sigurinë europiane dhe më gjerë.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm efektiv të NATO-s me këto organizata, për një numër të konsiderueshëm çështjesh të përbashkëta, siç është dëshmuar në Ballkanin Perëndimor, Afganistan, luftën ndaj piraterisë etj Bushati shprehu bindjen se duhet rritur më tej niveli i ambicies së përbashkët për të intensifikuar dhe forcuar bashkëpunimin, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të ardhshme të sigurisë.
Duke vlerësuar angazhimin e secilës prej organizatave për zgjidhjen e konfliktit aktual në Ukrainë, Ministri Bushati vlerësoi më tej BE-në si një partner strategjik për NATO-n, dhe gjithashtu theksoi rëndësinë strategjike që ka marrja e statusit të vendit kandidat jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin në tërësi.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)