Samiti i NATO-s, Liri Berisha 
takohet me Michel Obama

Samiti i NATO-s, Liri Berisha <br />takohet me Michel Obama
CHICAGO- Zonja Liri Berisha, e cila ndodhet së bashku me kryeministrin Berisha në Çikago, të SHBA-ve ku po zhvillohet Samiti i 25 i NATO-s , mori pjesë si e ftuar nga Zonja e parë, Michel Obama në një aktivitet të organizuar në Qendrën rinore ‘Gary Comer”, në jug te Chicago-s ku së bashku me bashkëshortetet e kryetarëve të Shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në këtë Samit vizituan Qendrën dhe u njohën nga afër me programet dhe inisiativat arsimore të saj. “Bëhuni një model për pjesën tjetër të komunitetit. Vazhdoni kështu” është shprehur Michel Obama disa orë përpara një darke të ofruar nga ajo në Institutin e Artit të Chicagos për gratë e lidereve të NATO-s. Zonja e Parë dhe të ftuarit e saj panë nga afër kopshtin e hapur të qendrës ku fëmijët praktikoheshin gjatë mësimeve të tyre të kulinarisë dhe shijuan një performancë të një trupe vallzimi afro-amerikane dhe grupin e korit kishtar.
(s.c/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Davkova betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut

Davkova betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut