Samiti i NATO-s në Wales, Rama
kryeson delegacionin shqipta

Samiti i NATO-s në Wales, Rama<br />kryeson delegacionin shqipta
Në Wales të Britanisë ka nisur samiti dyditor i NATO-s. Në këtë Samit, i konsideruar shumë i rëndësishëm për çështjet që do të trajtojë, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
 
Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
 
Ai ka thënë se Rusia po vazhdon të destabilizojë situatën në Ukrainën lindore, pavarësisht që presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se po përgatit një plan për armëpushim.
Pak para nisjes së samitit, Rusia është kritikuar edhe nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili e ka cilësuar të papranueshme ndërhyrjen ruse në Ukrainë.
 
Ndërsa ka paralajmëruar atë, se Perëndimi do t’i forcojë sanksionet ndaj Rusisë nëse vazhdon me këtë sjellje.
 
 
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën