Samiti i NATO-s në Lituani, Rama mbërrin në LITEXPO

 

Kreu i qeverisë ka mbërritur në LITEXPO – Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze, i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Më herët sot, kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani, duke theksuar se, “i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë”.

“Për rreth 75 vite, kjo aleancë e madhe ka mbrojtur kombet tona dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot. Por, lufta është kthyer në Evropë. NATO po testohet, të gjitha demokracitë po testohen. Vladimir Putin donte ta dobësonte NATO-n. A do të përgjigjeshim? Apo do të shikonim nga ana tjetër? Një vit më vonë, ne e dimë përgjigjen. Ne u përgjigjëm, do të ishim të fortë, do të ishim të bashkuar, bota nuk do të shikonte nga ana tjetër. Ne vendosëm 40 000 trupa nën komandën e NATO-s me prani të konsiderueshme të forcave ajrore dhe detare. Dhe dyfishuam numrin e grupeve luftarake të NATO-s nga katër në tetë. Ne nuk kemi parë një unitet dhe solidaritet të tillë prej shumë vitesh. Sekreti i lumturisë është liria dhe sekreti i lirisë është guximi. Estonia kishte guximin të luftonte për lirinë tonë. E njëjta këshillë për miqtë tanë ukrainas. Lufta e tyre për liri sot është një kujtesë se liria nuk jepet si e mirëqenë dhe ajo ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Miqtë, aleatët e saj si partnerë evropianë janë vetëm në një anë, atë të paqes. NATO është një komunitet i bashkuar rreth vlerave tona: liria, demokracia, shteti i së drejtës. Ne qëndrojmë së bashku, mbrojmë njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë. Për lirinë tonë dhe tuajën”, thuhet në videomesazhin e Aleancës.


Lajmi kryesor:

Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave