Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it

LITUANI- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Vilinus në Lituani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur se duhet të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Lituania ku ndodhet për Samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se veriu i Kosovës rrezikon që të kthehet në një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit. Kryeministri Rama kërkoi që NATO të mbaj një qëndrim më të fortë nëpërmjet KFOR-it ndërsa bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të ulen në truezë e të zgjidhin situatën nëpërmjet dialogut.

‘Diçka që po ndodh që është vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së Veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit. Ndërsa lehtësimi i dialogut të BE punon me të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri, ku është krijuar ndër vite si vend parajsë për aktivitetet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptomonedhave. Aty kjo përzierje e politikaneve lokalë dhe interesave të mafias përballë shqetësimeve kombëtare të të drejtave të njeriut, mund të jetë një situatë shpërthyese, prandaj është koha të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE -ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it.’- tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”, kryeministri Rama foli edhe për rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë politike për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasojë Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.

'Pra, ne bëmë po të njëjtën me këtë grup opozitar iranian por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Fatkqësist disa ngjarje ndodhëm. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë shumë i avancuar sa u përket shërbimeve kompjuterike, ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati.'- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë është i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Me Blinken, Macron e Melonin, kryeministri Rama nxjerr foto nga Samiti i NATO

I pranishëm në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me krerët e vende anëtare të aleancës, ndërsa i konsideron ata “aleatë dhe miq”.

Në fotot e publikuara nga Rama në rrjetet sociale, mes të tjerësh, ai shihet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Aleatë dhe Miq”, ka shkruar kryeministri krahas foto albumit.

Ora 18:55
Rama ndan foton krah senatorëve amerikan Xhaçkës, Vlora Hysenit dhe Peleshit në samitin e NATO-s: Fokusi, shtensionimi i situatës në veri të Kosovës

 

Kryeministri Rama ka ndarë dy foto nga samiti i NATO-s në Vilnus në Lituani. Ai ka pozuar kah senatorëve amerikanë, Xhaçkës, Vlora Hysenit e Niko Peleshit ndërsa shton se fokusi i bisedës ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

“Vilnius, Lituani - Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit.”- thotë Rama.

 
Ora 18:30
Rama në samitin e NATO-s në Lituani: Pa SHBA-të s’do të ekzistonim si komb! Vendimmarrja e BE-së për integrimin të shoqërohet me negociata politike

 

Kryeministri Edi Rama në samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius në Lituani tha se pa SHBA-të ne nuk do të ekzistonim si komb e se pa mbështetjen e ndërkombëtarëve Ballkani do të kishte vdekur me kohë. Kryeministri Rama u ndal edhe tek procesi për integrimin e vendit drejt BE-së, ku u shpreh se vendimmarrja e BE-së për integrimin e Shqipërisë duhet të shoqërohet me negociata politike.

Ne kemi vuajtur shumë pasi nuk kemi pasur hapjen e negociatave, ishte sikur na thoshin gjithë kohës se donin të na martonin por nuk e bënin. Ne i donim këto negociata për integrimin e vendit. Ne vendet tona fqinja qe janë pjesë e BE i kanë të gjithë paketa për krizën energjetike, apo pandeminë pra disa fonde duhet të strukturoren. Negociatat politike duhet të kombinohen, vendimmarrja e BE-së është një rrëmujë. Mund të themi çfarë të duam për BE, por pa BE ne nuk do ishim në gjendje të bënim as 90% të atyre që kemi bërë, dhe pas SHBA nuk do mund të ekzistonim si komb. Nëse sot kemi kaq progres, pa mbështetjen e tyre Ballkani do kishte vdekur me kohë”.- tha Rama.

Ora 18:12
Samiti i NATO-s, Rama: Rusia dhe Kina martesa të vjetra, të cilave nuk do të donim t’ju ktheheshim

 

Kryeministri Edi Rama nga Lituania ku po mbahet samiti i NATO-s ka zhvilluar bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Kina dhe Rusia janë martesa të vjetra, të cilave Shqipëria nuk do të donte t’ju rikthehej.

‘Nuk jam në pozitën më të mirë për të dhënë këshilla ose t’i jap leksione të tjerëve në lidhje me historinë. Ne e kemi pasur Kinën dhe Rusinë kur të gjithë vendosën që t’i lëshonin ato dhe nëse në këtë vend jemi sot apo në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, statujat e Stalinit u hoqën në bulevarde, ne ende e kishim sepse ne e lamë Bllokun Komunist dhe Traktatin e Varshavës në vitin 1960 dhe arsyeja ishte që ne do të donim të ishim besnikë ndaj Stalinit dhe për ne, të gjthë të tjerët ishin tradhtarë. Më pas, u bashkuam me Kinën dhe bëmë revolucionin kinez me ta që na erdhi në formën e një deklarimi që “Zoti është i paligjshëm” dhe shkatërruan kisha e ndërtime fetare në vitet 60′. Rusia dhe Kina martesa të vjetra, të cilave nuk do të donim të ju ktheheshim. Me Kinën dhe Rusinë nuk kemi pasur marrëdhënie. Nga 1990 që kur morëm lirinë nuk ndodhi ndonjë vizitë zyrtare nga Moska, me Kinën është ndryshe sepse kemi marrdhënie miqësore dhe ne nuk ëshyë se mirëpresim kaq fort investimet kineze. Nuk do që t’i kthehesh martesës së vjetër.’- tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Kina për Shqipërinë nuk është as armik dhe as kundërshtar, por është konkurrent.  

‘Kina për ne nuk është armik dhe as kundërshtar, por është konkurrent. Ne duhet të jemi të mirëpërgatitur për të patur më shumë mirëkuptim dhe më shumë forca të bashkohen me ne për t’u përballur për të ardhmen.’- tha Rama.

Ora 17:51
Rama: Koha të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë! Veriu mund të kthehet në vatër zjarri

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Vilinus në Lituani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur se duhet të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në këshill që sot foli për këto tema, sepse problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund mos të jetë në të njëjtën madhësi sa problemi i madh Ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Diçka që po ndodh që është vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së Veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit. Ndërsa lehtësimi i dialogut të BE punon me të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri, ku është krijuar ndër vite si vend parajsë për aktivitetet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptomonedhave. Aty kjo përzierje e politikaneve lokalë dhe interesave të mafias përballë shqetësimeve kombëtare të të drejtave të njeriut, mund të jetë një situatë shpërthyese, prandaj është koha të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE -ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it.’- tha Rama.

Ora 17:43
Strehimi i MEK, Rama: Hapëm dyert që ata të jenë të sigurtë dhe jo të sulmojnë regjimin e Iranit! Po punojmë të forcojmë sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së. Kryeministri Rama në një intervistë foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.

'Kjo është një sfidë tejet e madhe dhe besoj se do të zmadhohet edhe më tej me hyrjen në jetën tonë të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë dhe kjo për Shqipërinë si shembull mund të them që ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte apo ndonjë konflikti. Por kur na kërkohet që të ndihmojmë, jemi mëse të lumtur ta bëjmë.

Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin opozitar iranian MEK, dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetëy e tyre, dhe të shpëtojnë jetën shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori. I vetmi në Europë me popullatë më të madhe hebreje sepse u ndjenë të sigurt në Shqipëri. Asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Ishim të lumtur të prisnim 500 mijë refugjatë që po i shpëtonin spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Dhe hapëm dyert dhe për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri.

Pra, ne bëmë po të njëjtën me këtë grup opozitar iranian por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Fatkqësist disa ngjarje ndodhëm. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë shumë i avancuar sa u përket shërbimeve kompjuterike, ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati. Por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme nuk je më problem. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike por nuk është e lehtë.'- tha Rama.

Ora 15:00
Samiti i NATO-s sinjal pozitiv Ukrainës për anëtarësim në Aleancë, Rama krah për krah me Macron

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s me të gjithë gjithë krerët e organizatës.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë, me Presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin bëri dhe një foto familjare duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin. 

Sot ne Vilnius të Lituanisë, udhëheqësit e NATO-s , po diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Më herët Kryeministri i vendit Edi Rama shkroi se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

“Samiti i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez po bëhet nën masa të mëdha sigurie. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta.

Ora 12:48
Samiti i NATO-s në Lituani, Rama mbërrin në LITEXPO

 

Kreu i qeverisë ka mbërritur në LITEXPO – Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze, i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Më herët sot, kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani, duke theksuar se, “i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë”.

“Për rreth 75 vite, kjo aleancë e madhe ka mbrojtur kombet tona dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot. Por, lufta është kthyer në Evropë. NATO po testohet, të gjitha demokracitë po testohen. Vladimir Putin donte ta dobësonte NATO-n. A do të përgjigjeshim? Apo do të shikonim nga ana tjetër? Një vit më vonë, ne e dimë përgjigjen. Ne u përgjigjëm, do të ishim të fortë, do të ishim të bashkuar, bota nuk do të shikonte nga ana tjetër. Ne vendosëm 40 000 trupa nën komandën e NATO-s me prani të konsiderueshme të forcave ajrore dhe detare. Dhe dyfishuam numrin e grupeve luftarake të NATO-s nga katër në tetë. Ne nuk kemi parë një unitet dhe solidaritet të tillë prej shumë vitesh. Sekreti i lumturisë është liria dhe sekreti i lirisë është guximi. Estonia kishte guximin të luftonte për lirinë tonë. E njëjta këshillë për miqtë tanë ukrainas. Lufta e tyre për liri sot është një kujtesë se liria nuk jepet si e mirëqenë dhe ajo ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Miqtë, aleatët e saj si partnerë evropianë janë vetëm në një anë, atë të paqes. NATO është një komunitet i bashkuar rreth vlerave tona: liria, demokracia, shteti i së drejtës. Ne qëndrojmë së bashku, mbrojmë njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë. Për lirinë tonë dhe tuajën”, thuhet në videomesazhin e Aleancës.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Go west: 12/07/2023 09:43

    Absolutisht mbeshtetja amerikane ka qene jetike per ekzistencen e shtetit shqiptar, por nuk di pse kjo mungese koherence? Harrohet si pa dashje "Hazereti Lenin", siç e cilesuan deputetet shqiptare diten e vdekjes se tij, duke mbajtur nje minute zi. Ishte ai burreshtetasi i pare qe denoncoi Traktatin e fshehte te Londres, i cili parashikonte coptimin e Shqiperise. Mirenjohja eshte fisnikeri.

    Përgjigju
  • edi: 12/07/2023 08:47

    I shkreti Rama vdes per te bere foto dhe per tu dukur! qe ketu duket zgjuarsia e tij dhe se sa preokupohet per vendin e sidomos per Kosoven . Hallal komentuesve te meposhtem , e siguruan buken dhe per sot-

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/07/2023 00:45

    Pa SHBA nuk do egzistonit Pa serbin nuk do Kishor buk, i çmendur

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/07/2023 00:40

    Kriminel…!

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/07/2023 22:46

    Bastard falco shqipfolës, prap në mbrojtje indirekte të serborusis, ky është minister i Vucicit.

    Përgjigju
  • Patrioti vertete: 11/07/2023 20:04

    Rama eshte ne linjen qe duhet, pra te USA dhe Be, pra te shtohen negociatat. Por VV eAlbin Kurtit ka tjeter slogan, ne cdo murale te Kosoves: JO NEGOCIATA POR VETVENDOSJE. Pra ky eshte thelbi i konfliktit. Rama ben gabim qe merret me keta morra. Nese kane bythe, te mos bejne negociata, por te bejne Vetvendosje. A mundet valle. Kurrsesi. Tiranasit kane nje shprehje: nuk kam fuqi me dhi. Edhe pa BE dhe USA, VV dhe Kosova nuk ka fuqi me dhi. Ta provoje.

    Përgjigju
  • Rea: 11/07/2023 19:17

    Bravo qe po punoni kaq shume per kete

    Përgjigju
  • kleana: 11/07/2023 18:30

    Qeveria shqiptare në bashkëpunim me aleatin e tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën dyert për opozitarët iranian për sigurimin e jetës së tyre në vendin tonë. Së bashku arritën ti bëjnë ballë sulmin kibernetik falë bashkëpunimit të ngushtë.

    Përgjigju
  • Ani: 11/07/2023 18:20

    Kjo tregoj qe nuk duhet te strehojm me njerez te tille

    Përgjigju
  • Eni: 11/07/2023 18:16

    Cdo gje shkon shume mire me ju ne krye

    Përgjigju
  • Kevi: 11/07/2023 18:16

    Per vendin tone ju po beni gjera shume te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën