Pas përfundimit të Samitit të Londrës, kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati janë nisur menjëherë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin 2 ditor të NATO-s.
Përmes një fotoje të publikuar në faqen zyrtare te Qeverisë Shqiptare, Rama dhe Bushati shihen teksa udhëtojnë me tren drejt Brukselit.
Rrugës për Samitin e NATO-s në Bruksel, pas një dite produktive në Samitin e Londrës, -shkruhet në foton e publikuar.
Në agjendën e samitit do të jetë forcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmi dhe bashkëpunimi më i fortë me Bashkësinë Evropiane.
Sa te thjeshte i kemi qeveritaret , udhtojn njisoj si populli .
Përgjigju