Në konferencën për shtyp pas samitit, Mark Rutte u pyet për deklaratat e presidentit Trump dhe nëse NATO s’mund të vijojë pa SHBA-të. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës u përgjigj se ka gjithnjë debate, por pavarësisht tyre, NATO ruan unitetin.

“Njerëzit debatojnë në maksimumin e fuqisë dhe jo s’më shqetëson, sepse në fund këto debate e bëjnë Aleancën më të fortë. E di që Trump dhe SHBA janë të përkushtuar ndaj NATO-s, por është faktor irritues që europianët nuk po paguajnë. Trump është përpjekur t’i bindë që të paguajnë dhe të kemi rezultate. Edhe pse kemi kërcënimin rus, ky është një inkurajim i madh. E ndiej këtë unitet dhe kjo aleancë është më e bashkuar se kurrë sepse i lejojmë vetes të mos jemi dakord”, tha Rutte.

Lidhur me Iranin dhe kërcënimin e armëve bërthamore, nuk u përjashtua mundësia e ndërhyrjes së NATO-s.

“Është strategjia e NATO-s dhe aleatëve që të mos shtërë në dorë kapacitete bërthamore. S’do të thotë që NATO nuk do të përfshihet. NATO është gjithmonë e gatshme të luajë rol për paqen. Do të shohim cc’do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Rutte.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Ankara, 70 mld euro për Ukrainën! Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca, Groenlanda e rëndësishme! S’ka më tregti me Spanjën