Samiti i NATO-s sinjal pozitiv Ukrainës për anëtarësim në Aleancë, Rama krah për krah me Macron

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s me të gjithë gjithë krerët e organizatës.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë, me Presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin bëri dhe një foto familjare duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin. 

Sot ne Vilnius të Lituanisë, udhëheqësit e NATO-s , po diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Më herët Kryeministri i vendit Edi Rama shkroi se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

“Samiti i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez po bëhet nën masa të mëdha sigurie. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta.


Lajmi kryesor:

Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave