Samiti i PPE në Maltë, Basha:
Qeveria do manipulojë zgjedhjet

Samiti i PPE në Maltë, Basha:<br />Qeveria do manipulojë zgjedhjet
Nga Samiti i Partisë Popullore Europiane në Maltë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti shqetësimin e rrezikut të manipulimit të zgjedhjeve të 18 qershorit nga qeveria.
 
Kreu demokrat akuzoi qeverinë si të lidhur me krimin, ndërsa theksoi kushtin e opozitës se nuk mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike.
 
"Zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik të manipulohen nga qeveria. Opozita ka hyrë në protestë që nga data 18 shkurt, sepse politika në Shqipëri është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe nuk mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike pa një qeveri teknike, që të zbatojë dekriminalizimin për të pastruar politikën. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme kërkon shkëputjen e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Prandaj vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e trafikimin e drogës. Sot është dita e 40-të që protesta vazhdon 24 orë në ditë. Lufta jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme kërkon këputjen e lidhjes mes qeverisë dhe krimit të  organizuar. Ja përse vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e narkotikëve dhe trafikimin”, u shpreh Basha.
 
"75% e territorit i kanabizuar"
Ai ngriti shqetësimin e kultivimit të marijuanës në vend, duke shtuar se Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin e drogës.

Sipas tij, prej vitit 2015 kultivimi i drogës është rritur me pesë herë në Shqipëri, ndërsa e gjithë kjo industri kriminale mbrohet dhe ka lidhje direkte me qeverinë.

“Për më shumë, sipas Europolit dhe raportit të Departamentit të Shtetit mbi narkotikët dhe pastrimin e parave, Shqipëria është kthyer në portën kyçe të shpërndarjes së heroinës kudo në Europë si dhe bazë për operacionet e krimit të organizuar në rajon e në veçanti për pastrimin e parave. Kjo situatë dramatike është pasojë direkte e veprimeve nga qeveria aktuale socialiste që ka promovuar trafikantë droge dhe njerëz të dënuar në Europën perendimore për akuza të rënda për krim të organizuar, të cilët janë bërë deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë publikë.

Shqipëria është sot vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit janë kultivuar dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin
", u shpreh Basha.

Bushati-Bashës: Jashtë shtetit s'hidhet baltë për Atdheun
Kryedemokrati Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra në adresë të qeverisë nga Kongresi i PPE-së në Maltë, ndërsa vendin e quajti të kanabizuar në 75% të territorit. 

Kjo deklaratë e Bashës ka sjellë reagimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Ditmir Bushati i kujton Bashës shkeljen e rregullit të pashkruar, duke i thënë se jashtë shtetit në gjuhë të huaj, nuk hidhet baltë për atdheun. 

Postimi i Bushatit në Facebook:
"Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë  për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bidesimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët.

Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin