Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do kushtojë 51 milionë lekë

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do kushtojë 51 milionë lekë

Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, në Tiranë, më 16 tetor, do të kushtojë 51 milionë lekë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2023.

“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.  Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare npër zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.

Samiti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës. Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, samiti do të mirëpresë udhëheqës kyç të BE-së, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione, gjithçka pritet të hapet rreth orës 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. I pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij kancelari gjerman vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të flasin në emër të Bashkimit Evropian. I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor. Në fund në konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçkaje dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.

(Kliko këtu për të parë fondin e akorduar nga qeverita për shpenzimet e samitit)


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do kushtojë 51 milionë lekë, zbardhet axhenda, nga takimet me liderët evropianë te inaugurimi i Kolegjit Evropian dhe Piramidës


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën