Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do kushtojë 51 milionë lekë, zbardhet axhenda, nga takimet me liderët evropianë te inaugurimi i Kolegjit Evropian dhe Piramidës

TIRANË- Të hënën e 16 tetorit,  Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Për 24 orë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka siguruar axhendën e samitit të Procesit të Berlinit ku do të marrin pjesë liderë botërorë si dhe përfaqësues të BE-së.

Samiti, i cili do të jetë i ndarë në dy sesione do të çelet më datë 16 tetor në orën 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve botërorë. Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Berlinit do e nisë kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në orën 12:00 do të nisë punimet samiti i sesionin e parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE

I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor. Caktuar në xhendë, të hënën, do të ketë gjithashtu edhe ceremoni inaugurimi, njëra do të jetë për Kolegjin Evropian, ndërsa rreth orës 17:30 është parashikuar që të nënshkruhen marrëveshje Rajonale për Njohje Reciproke të Vendi i Kualifikimit Profesional.

Në fund në koncerënë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçka dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.

Të hënën, do të ketë githashtu edhe dy ceremoni inagurimi, njëra do të jetë për Kolegjin Evropian dhe tjetri për Piramidën, vendi ku do të zhvillohet një pjesë e mirë e samitit. Piramida e Tiranës nga një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike. Përzgjedhja e këtij vendi nga kryeministri Edi Rama nuk ka qenë e paqëllimshme. 

Qeveria ka akorduar  një fond prej 51 milionë lekësh për shpenzimet e samitit të Procesit të Berlinit.

AXHENDA: 

  • 11:00 - Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi "Dëshmoret e Kombit"
  • 11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
  • H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
  • H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
  • 12:00 - Sesioni I i Punës: "Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE" Vendi: Salla kryesore e Piramidës
  • Formati: 1+2
  • Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
  • 13:30 - Foto familjare
  • 14:00 - Dreka e punës: "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane" Vendi: restorant Padam
  • Formati: 1+0
  • 15:30 - Sesioni II i punës: "Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje" Vendi: Salla kryesore e Piramidës
  • Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
  • 16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
  • Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
  • Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, She
  • Negociator
  • H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të
  • Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
  • 17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
  • H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • Vendi: Piramida
  • 18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
  • Video projeksion i Piramidës
  • Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
  • Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
  • Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
  • 19:30 – Fundi i eventit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do kushtojë 51 milionë lekë

Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, në Tiranë, më 16 tetor, do të kushtojë 51 milionë lekë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2023.

“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.  Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare npër zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.

Samiti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës. Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, samiti do të mirëpresë udhëheqës kyç të BE-së, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione, gjithçka pritet të hapet rreth orës 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. I pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij kancelari gjerman vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të flasin në emër të Bashkimit Evropian. I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor. Në fund në konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçkaje dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.

(Kliko këtu për të parë fondin e akorduar nga qeverita për shpenzimet e samitit)

G.MO/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë