Piramida e Tiranës do të mikpresë nesër Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetin social “facebook”, pamje të Piramidës e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe rajonit.
"Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së"
Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione, gjithçka pritet të hapet rreth orës 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. I pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij kancelari gjerman vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të flasin në emër të Bashkimit Evropian.
Në orën 12:00 do të nisë punimet samiti i sesionin e parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor. Në fund në konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçkaje dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.
Në fund, në 18:30 axhenda parashikon një Ceremoni hapjeje për Piramidën e Tiranës, e cila nga një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike.
Lajmi kryesor:
Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, mbi 2000 efektivë ‘fortifikojnë’ Tiranën! Rrugët që do të bllokohen nga sot
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18