Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, mbi 2000 efektivë ‘fortifikojnë’ Tiranën! Rrugët që do të bllokohen nga sot

TIRANË- Mbi 2 mijë efektivë do blindojnë Tiranën për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën. Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Një ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit.

Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rrugët që do bllokohen

Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

  • -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; 
  • -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
  • -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
  • -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  • -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
  • -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
  • -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
  • -Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore: 

  •  •Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
  • •Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve); 
  • •Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • •E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • •Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
  • Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
VIDEO/ Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet e fundit nga Piramida: Gati për Tiranën kryeqytetin e Europës së Ballkanit

Piramida e Tiranës do të mikpresë nesër Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetin social “facebook”, pamje të Piramidës e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe rajonit.

"Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së"

Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione, gjithçka pritet të hapet rreth orës 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. I pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij kancelari gjerman vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të flasin në emër të Bashkimit Evropian.

Në orën 12:00 do të nisë punimet samiti i sesionin e parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.  Në fund në konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçkaje dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.

Në fund, në 18:30 axhenda parashikon një  Ceremoni hapjeje për Piramidën e Tiranës, e cila nga një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike.

Ora 11:25
Tirana në përgatitje për Samitin e Procesit të Berlinit, Bashkia në terren për detajet e fundit

Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Bashkia e kryeqytetit ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin e pikave hyrëse të qytetit. Përveç sheshit “Nënë Tereza”, dhe pikave hyrese të qytetit, punëtorët po punojnë për të siguruar që gjithçka të jetë në perfeksion për këtë event të madh.

Ky është një prej eventeve më të mëdhenj për Tiranën në 30 vite, për të shfaqur progresin, por dhe pritjen e saj të ngrohtë ndaj liderëve të rajonit dhe të BE-së. Samiti i Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/10/2023 21:46

    ”Kryeqiteti i Europes së balkanit…”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin