Von der Leyen në Tiranë për samitin e Procesit të Berlinit! Hapet Kolegji Europian i Bryzhit, Presidentja: Urë e fortë e Ballkanit Perëndimor drejt BE! Rama: Më shumë se një universitet

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë mesditën e sotme në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e hënë. Në aeroportin e Rinasit është pritur nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, Von der Leyen ka zhvilluar takim me Presidentin Bajram Begaj, në orën 15:30 në Presidencë, ndërsa më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së degës së tretë të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë.

Gjatë çeljes së procedurës së aplikimit, Presidentja e Komisionit Evropian, tha se hapja e kësaj dege në Tiranë ishte një vizion i Kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se afron më shumë vendin me BE. 

"A ka mënyrë më të mirë se sa kjo për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor në BE, sesa kjo këtu, për ta edukuar dhe trajnuar dhe përgatitur brezin e ardhshëm, atë brez që do të ndërtojë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ajo mes të tjerash.

Në krah të Von Der Leyen, Kryeministri Rama u shpreh se është inkurajuese të shohësh BE të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra, si një udhëzues më i mirë për një shtet që vjen nga një epokë e errët.

"Unë gjithmonë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE. Askush, nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë e të sigurojë një shtet demokratik, sic bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë".

Gjatë konferencës për mediat përfaqësuesja e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini tha se në Tiranë Kolegji i Bryzhit nis punën nga shtatori i vitit 2024, ndërsa aplikimet online do të fillojnë që nga dita e sotme. 

“Programi do të jetë rezidencial, do të jetojnë, mësojnë dhe studiojnë së bashku. Do jetë edhe program që do të përfitojë nga ekselenca akademike. Në fund të vitit akademik do të ketë edhe diplomë. Studentë kudo nga BE dhe Ballkani Perëndimorë do të kenë këtu të njëjtat standarde. Në duhet të bëhemi gati nga BE për ta njohur më mirë Rajonin dhe për t’u bërë gati, pasi shumica e kolegjeve të Europës bëhen zyrtarisht evropianë. Sot ne mund t’ju njoftojmë që në shtator 2024 të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelin procesin e aplikimeve online” tha ndër të tjera Mogherini.

Von der Leyen zgjodhi të vijë në Tiranë e para nga zyrtarët e lartë të BE që vijnë nesë për samitin e Procesit të Berlinit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Ndërkohë, Macron përveç samitit të Procesit të Berlinit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Kjo është hera e parë që një president francez pritet në Shqipëri me ceremoni shtetërore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Nesër samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet axhenda, nga takimet me liderët evropianë te inaugurimi i Piramidës

1697293919_procesiiberlinit.jpg

Ditën e nesërme më (16 tetor) Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Për 24 orë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Axhenda e plotë

11:00 - Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi "Dëshmoret e Kombit"

11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)

H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së

12:00 - Sesioni I i Punës: "Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE" Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Formati: 1+2

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

13:30 - Foto familjare

14:00 - Dreka e punës: "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane" Vendi: restorant Padam

Formati: 1+0

15:30 - Sesioni II i punës: "Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje" Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë

Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, She

Negociator

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të

Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida

17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp

H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Vendi: Piramida

18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës

Video projeksion i Piramidës

Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)

Përvoja e shfaqjes së dritës në VR

Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve

19:30 – Fundi i eventit

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 16:55
Nesër Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij falënderuar presidenten e Komisionin Europian, Ursula Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar. Më tej Rama tha se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikpritjes.

“Nuk dua të zgjatem më shumë se doja t’i lija vendin tre zonjave se janë forca reale, por Luigi do gjithmonë që unë të flas në evente. Në këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar. Me që ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli”, u shpreh ndër të tjera Rama

Ora 16:43
Begaj takohet me Von der Leyen: Samiti i Procesit të Berlinit do nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian. 

Përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit ishin temat kryesore që u elaboruan në takimin Begaj - Von Der Leyen. 

"Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,"- nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim. 

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj e siguroi zonjën Von Der Leyen se "Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë së BE-së." 

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit

Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, presidenti Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ora 16:41
Rama: Inkurajuese sesi BE kalon shpejt nga fjala në vepra! Kolegji Europian është më shumë se një universitet

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjioz Europian të Bryzhit në Tiranë, u shpreh se është inkurajuese që të shohësh sesi kalohet nga fjalët te veprat. Kreu i qeverisë shqiptare, tha para presidentes së Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të procesit të Samitit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë. Rama u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, pasi na ka ndihmuar që të bëjmë një shtet demokratik dhe funksional.

‘Është inkurajuese të shohësh BE të kalojë shumë shpejt nga fjalët në vepra, por është inkurajuese dhe më duhet të them se kjo është diçka që e kemi përjetuar këto viteve  fundit falë përkushtimit të presidencës e cila na ka shoqëruar në momente kaq të errëta si prsh tërmeti shkatërrimtar tronditi Shqipërinë. Mund të them se pa të rrugëtimi ynë për tu ringritur dhe për të ndërtuar nga e para më mirë do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merre jetë sot brenda një kohë shumë të shkurtër. Priremi të mendojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, me financimin, të gjitha këto gjëra janë të vërteta, pro Europa ka të bëjë me dijen, me të mësuarit sesi të gjitha problemet që kemi shkaktuar nga e shkuara, ti transformojmë. Mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës që duan të ecin para duke transformuar shtetet e tyre. BE është më i miri, që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një shtet demokratik e funksional për shtetasit e vet siç bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër. ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.’- tha Rama.

Ora 16:25
Rama takohet me Von Der Leyen, në ceremoninë e hapjes së degës së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë: 15 bursa për studentët e rajonit

1697380115_vonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë. Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu dha edhe lajmin e mirë se Komisioni Europian do verë në dispozicion 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme për të gjithë studentët e Ballkanit Perëndimor.

“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idene e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit”, tha Von Der Leyen.

“Që nga ky moment e tutje ne duhet ta mbajmë mënd mirë këtë moment, studentët në Shqipëri, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga çdo cep i BE dhe më gjerë, mund të aplikojnë për të studiuar këtu në degën e tretë të Kolegjit të Europës. Kjo është fantastike. E para sepse shtimi shtimi i një dege tjetër për arsimin e lartë në fushën e BE, jep kontributin e vet për Shqipërinë dhe rajonin. Por edhe për arsyen se Kolegji do të përforcojë edhe njëherë punën e bërë për afrimin dhe integrimin e Shqipërisë të Be. Kjo është dega e tretë e Kolegjit, e dyta u krijua në Poloni, dhe ajo që bëri për Poloninë dhe vendet e tjera kandidate në atë kohë, edhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë. Për t’i përgatitur ata për anëtarësimin në BE. Edhe kjo degë e Kolegjit Europian do të bëjë të njëjtën gjë për Ballkanin Perëndimor duke krijuar një urë të fortë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Von Der Leyen.

“Komisioni ka caktuar fonde për mbështetjen e krijimit të kampusit, por më shumë fonde do të vijojnë. Por, jam gjithashtu shumë e kënaqur që ju thatë që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master, por unë kam kënaqësinë që t’ju njoftoj që do të kemi një paketë financiare me bursa, për studentët e Ballkanit Perëndimor. Do të kemi një paketë me bursa, do të jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Besoj që të gjithë e kuptojmë sesa e rëndësishme është kjo. Kështu ne ndihmojmë ato student që sdo kishin patur mundësi ti ndiqnin mësimet master, do të kenë mundësi ti bëjnë realitet dëshirat e tyre. Ne sot do përpiqemi për të punuarme brezin e ri, I cili nesër do të punoj për të afruar më shumë rajonin me BE”, shtoi  Von Der Leyen.

Ora 15:34
Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, presidentja e KE takohet me Begajn

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është takuar me presidentin e vendit Bajram Begajn. Presidentja e KE-së është shoqëruar nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Ora 14:51
Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, mbërrin në Rinas Ursula von der Leyen! Pritet nga Soreca e Spiropali

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Von der Leyen është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan Spiropali.

 

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/10/2023 15:19

    Oj e mjer Shqipëri….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja