Samiti i SEECP, Nishani: Stausi
rrit përgjegjësitë tona

Samiti i SEECP, Nishani: Stausi<br />rrit përgjegjësitë tona
Procesi integrues i Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat ishte ndër çështjet kryesore në fjalën e mbajtur nga Presidenti Nishani në Samitin e Kryetarëve të Shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht.
 
Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.  
“Shqipëria dhe institucionet shqiptare janë plotësisht të vetëdijshëm se statusi i vendit kandidat është stacioni i radhës që rrit përgjegjësitë dhe angazhimet tona. Jemi vullnetplotë për të ndërmarrë hapat që kërkon përshpejtimi dhe thellimi i mëtejshëm i reformave. Në këtë linjë, reformimi i drejtësisë, bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes, transparencës, profesionalizmit, duke ruajtur pavarësinë nga influencat politike dhe nga grupet e interesit, me mbështetjen konsensuale politike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë prioritetet tona”, ka thwnw Nishani.
 
Gjithashtu, bashkëpunimi mes vendeve të rajonit drejt në një rrugëtim të përbashkët transformimesh mbetet një prioritet kyç.
“Angazhimi i përbashkët për të ndërtuar një infrastrukturë moderne rajonale, për të hequr të gjitha barrierat jo-fizike të bashkëpunimit, duke ngritur “infrastrukturën” e shkëmbimeve kulturore, turistike, arsimore, shkencore, etj., po rrit mirëbesimin mes nesh, po e bën Evropën Juglindore një treg tërheqës e konkurrues dhe mund të përafrojë perspektivën e tij euro-integruese. Në këtë frymë, Shqipëria luan një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon”, nënvizoi kreu i shtetit.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji