E marta shënon një moment të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor pasi do të zhvillohet Samiti i Sofies në Bullgari, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Pjesë e këtij samiti do të bëhet dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Tema kryesore e këtij takimi të liderve të rëndësishëm të rajonit dhe Europës do të jetë Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual. Në Samitin e Sofies, do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Komente

