Samiti i Sofjes: Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për treg të përbashkët dhe politika të gjelbra

Samiti i Sofjes: Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për treg të përbashkët dhe politika të gjelbra

Foto ilustruese

Në samitin e mbajtur sot në Sofje shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ranë dakord që të fuqizojnë marrëdhëniet mes tyre.

Në samitin e Sofjes,  me bashkë kryesues Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, liderët e shteteve u pajtuan që të krijojnë treg të përbashkët rajonal dhe po ashtu të adoptojnë politikat e gjelbra.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky pajtim u arrit “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

“Si një nga hapat drejt themelimit të ardhshëm të Tregut të Përbashkët Rajonal, ne miratuam sot në Sofje një Plan Veprimi, bazuar në katër liritë dhe pasuruar me fushat e tregtisë, digjitalizimit, investimeve, inovacionit dhe industrisë”, thuhet në deklaratë.

Në këtë samit që u mbajt online morën pjesë Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Malit i Zi dhe Shqipëria dhe Kosova. Po ashtu ishte i pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Hoti tha pengesa më  madhe në stabilimin e rajonit është mosnjohja e Kosvës nga Serbia.

“Ajo që na pengon neve për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, veçanërisht mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Unë pres që procesi i dialogut në Bruksel të përfundojë me sukses, së shpejti. Ne jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë si pjesë e procesit të Brukselit”, tha Hoti.

Pas samitit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun bullgar, Bojko Borisov, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se nënshkrimi i deklaratës së përbashkët e afron rajonin me BE-në.

“Kjo do të ndikojë në rritje ekonomike dhe zhvillim të rajonit. Rajoni e ka kuptuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike, lëvizjes së rinisë, lidhjes digjitale, dialogut ndërmjet shoqërisë civile, se si të shkëmbejmë informacione, në mënyrë që të garojmë në tregjet globale”, tha Zaev.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nga ana e saj ka përgëzuar liderët e ballkanit perëndimor për arritjen e marrëveshjeve.

“Është më rëndësi arritja e marrëveshjeve për krijimin e një tregu të përbashkët, veçmas në këto kohë të vështira, duke marrë parasysh se shume vende janë nën presion. Ky është mesazh inkurajues edhe për ekonomitë tona dhe kjo do të japë rezultatet e veta”, vlerësoi Merkel.

Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin