'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, u raportua se ishte shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar i posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky pretendim është bërë nga revista "THE FRONTLINER", e cila pretendon se Escobar është shkarkuar pas lajmeve të publikuara nga kjo media se Escobar ishte në konflikt interesi ndërsa ka hedhur dyshime mbi integritetin e tij diplomatik.

Në lajmin e publikuar nga media më 22 marsit 2024, pretendohej se familja e Escobar kishte lidhje financiare me organet qeveritare serbe, duke vendosur në dyshim neutralitetin e tij në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovë-Serbi.

Por ky lajm se Escobar është shkarkuar është mohuar nga DASH. Zëdhënësi Matthew Miller, ka thënë për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug, se ai nuk është shkarkuar nga detyra, por thjesht duhet të ndryshojë post, pasi mandatit të tij po i vjen fundi.

"Të gjithë diplomatët e karrierës jashtë vendit ndërrohen çdo një deri në katër vjet, që është një praktikë e rregullt. Si oficer diplomatik, Escobar ka qenë në pozicionin e tij aktual për tre vjet dhe është planifikuar të kalojë në detyrën e tij të radhës në javët në vijim. Deri sa  tranzicioni të ndodhë, ai do të qëndrojë në pozitën e zëvendësndihmës sekretarit në Zyrën për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor", thuhet në përgjigjen e DASH për Tanjug.

Escobar u emërua në detyrë në vitin 2021 dhe e njeh shumë mirë situatën në Ballkan. Ai flet disa gjuhë, përfshirë edhe serbishten, dhe që nga viti 1998 ai ka mbajtur pozicione të njëpasnjëshme në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë