Samiti i UNESCO-s, Topi niset
drejt Bosnje – Hercegovinës

Samiti i UNESCO-s, Topi niset<br /> drejt Bosnje – Hercegovinës
BOSNJE HERCEGOVINE - Me ftesë të Kryesuesit të radhës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi janë nisur të shtunën përdrejt Bosnje – Hercegovinës në krye të një delegacioni zyrtar.
Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në punimet e Samitit të 10-të të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në datat 2-3 qershor 2012, në Mostar. Nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova Kreu i Shtetit, Bamir Topi do të marrë pjesë në panelin “Trashëgimia fetare dhe kulturoro-historike, si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve”, në të cilin do të jenë të pranishëm krerë shtetesh të vendeve të Evropës Juglindore, si: Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, Presidenti malazez Filip Vujanoviç, etj.

Kreu i Shtetit shqiptar do t’i adresohet me një fjalim seancës plenare të Samitit, mbi vlerat e çmuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore të Shqipërisë, vendeve fqinje e të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Bosnje-Hercegovinë, Kryetari i Shtetit, Bamir Topi pritet të zhvillojë bisedime me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç dhe me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm të evidentimit të vlerave historike e kulturore të vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti Topi, së bashku me krerët e shteteve të ftuar në Samit, do të vizitojë mjedise të veçanta turistike të Bosnje-Hercegovinës, si: kompleksin e njohur për pelegrinazh fetar në Mexhugorje, Manastirin ortodoks shekullor të Zhitomisliçit, si dhe “Teqenë e Dervishëve”, me arkitekturë otomane në Blagaj të rajonit të Mostarit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit të Iranit, çfarë do të ndodhë me Shtetin Islamik?

Vdekja e presidentit të Iranit, çfarë do të ndodhë me Shtetin Islamik?