Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë për mediet rreth Samitit të Varshvës është shprehur se Shqipëria do të dyfishojë trupat ushtarake në Afganistan, vendim ky që është i kundërt me atë të vendeve të tjera të cilat kanë reduktuar trupat e tyre ushtarake. Kodheli është shprehur optimiste për hapat që Kosova po hedh në rrugën drejt NATO-s dhe shpreson që së shpejti për të do të ketë lajme të mira. Vend të rëndësishëm në Samitin e Vrashavës do të zerë edhe lufta mbi terrorizmin, ku Kodheli ka theksuar se është ngritur një strategji në të cilën Shqipëria luan një rol të rëndësishëm.
''Ka problem të ndryshme qe kanë qasje ushtarake ashtu dhe politike të cilat duhet te kombinohen patjetër me njëra-tjetrën. Shqipëria do të marrë pjesë në misionet NATO në Egje dhe do të dyfishojë përforcimet në Afganistan. Shqipëria do të dyfishojë prezencën në Afganistan, kur të gjitha vendet po e rrudhin prezencën. Për herë të parë do të jemi prezent për një mision në det i udhëhequr nga Gjermania. Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një mision të BE në Mali në ekspertë të ç’minimit. Bashkëpunimi NATO Be do të jetë një tjetër temë e diskutimit të Samitit Varshavës. Bashkëpunimi me partnerët është shumë i rëndësishëm, duke përmendur Jordaninë, Australinë apo ata të vendeve skandinave. I rëndësishëm është edhe partneriteti në Ballkan, kemi qenë mbështetës të politikës së dyerve të hapura, kemi mbështetur Maqedoninë dhe Kosovën në procesin integrues'', është shprehur Kodheli.
''Diskutimi mbi luftën asimetrike, mbrojtjen kundër ajrore dhe të gjithë diskutimin që vjen nga mënyra se si do të qaset fenomeni i terrorizmit ekstrem. Ky fenomen është diskutuar gjerësisht për të cilin është ngritur një strategji ku Shqipëria ka pasur rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS. Ne kemi pasur rol të spikatur dhe të njohur nga Pentagoni dhe jemi falenderuar më shumë se një herë. Ne kemi marrë miratimin e NATO-s për një ngritjen në Shqipëri një qendër NATO-je që të shërbehet sa më shumë të jetë e mundur në rritjen e sigurisë që qytetarëve shqiptarë dhe kufijve.
Forcat e Armatosura gëzojnë për herë të parë mjete si forcat e tjera të armatosura të vendeve të NATO-s. Kosova ka një tregues me detyra të mirëpërcaktuara për të bërë, i ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe shpresoj që politika kosovare të nxisë akoma më tepër nxitjen e këtij procesi. Mbështetësit më të mëdhenj janë SHBA-të, por edhe Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në rrugën e Kosovës pasi ka rol supervizor. Jemi të qetë për këtë proces dhe Kosova gjithashtu, bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm. Ata kanë shkolla ushtarake shumë të mira dhe besoj që shumë shpejt do jenë pjesë e NATO-s'', nënvizoi ministrja.
Sa i përket buxhetit ministrja u shpreh se që nga viti i kaluar ky buxhet është 12% më i lartë. ''Brenda kësaj shume tentojmë të bëjmë investimet e duhura. Po përmirësojmë strukturën brenda dhe paratë janë 100% tonat, të taksa paguesve shqiptarë jo të vendeve që ishin në komandë të misionit tonë. Të qenit në një tryezë me vendet në pushtetshme në botë dhe të ndjerit të barabartë është një mundësi që nuk të jepet përditë''. tha ajo.
Duke ju referuar pritshmërisë politike që Shqipëria ka nga ky samit Kodheli u shpreh se Shqipëria do të jetë një vend më i sigurt me një reputacion ndërkombëtar më të rritur. ‘’Pas rezultateve pozitive të futbollit, ky është një hap tjetër i rëndësishëm në reputacionin e Shqipërisë. Ka akoma më shumë për të bërë por unë dua të falenderoj të gjithë ata burra dhe gra që ju nuk i njihni dh nuk i shihni, për të gjitha ato sakrifica që bëjnë. Njerëzit me uniformë i shërbejnë atdheut ndaj dhe do doja të liheshin larg nga politika. Samiti i Varshavës do të jetë një faqe e mirë e historisë sonë të vogël’’, shtoi ministrja.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com