Komisioni Evropian do të japë një shtesë prej 1.5 milion € fonde humanitare për të asistuar refugjatët dhe emigrantët në Serbi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Ndihma do të mbështesë partnerët humanitarë në ndihmën për sigurimin e shërbimeve bazë emergjente si uji i pijshëm, higjiena, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe mbrojtja për refugjatët dhe emigrantët, përmirësimi i qendrave të pritjes, si dhe koordinimi dhe raportimi për çështjet e emigrimit në rajon.
"Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një numër të paprecedent kalimi refugjatësh dhe emigrantësh. BE po e shton ndihmën humanitare për t’u siguruar ndihmën urgjente që u nevojitet. Ky është solidariteti evropian në thelbin e vet", është shprehur Komisioner i BE-së për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides.
Komisioni Evropian ka dhënë më parë mbi 90 000 € asistencë humanitare për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (më 31 korrik 2015) dhe 150 000 € për Serbinë (në 20 gusht 2015) si përgjigje ndaj kësaj situate emergjence. Fondi shkoi direkt për shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq të dy vendeve. Gjithsej ndihma humanitare e BE-së në mbështetje të refugjatëve dhe emigrantëve në nevojë në Serbi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë arrin tani shumën 1.74 milion €.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com