Samiti kundër Terrorizmit në Izrael, Nikolla: Shqipëria është renditur në anën e duhur të historisë

IZRAEL- "Terroristët shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen.", kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila mori pjesë në samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit në Izrael.

Në këtë samit ishte po ashtu dhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bardhyl Cani, gjithashtu morën pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës. Samiti u përshëndet edhe nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas.

Nikolla foli rreth në nevojës së përgjigjeve sinergjike kundër terrorizmit dhe konflikteve e luftrave pushtuese; domosdoshmërinë e harmonizimit më të mirë të aleancave e përgjigjeve ushtarake me aleancat politike; kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe luftës në Ukrainë, për mbrojtjen e paqes;  lidershipin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit si kontribut për sigurinë dhe paqen.

  “Prej 24 shkurti këtij viti, kur ndodhi agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, aktet terroriste dhe lufta kërcënojnë njerëzimin në mënyrë të njëkohshme dhe paralele. Midis akteve terroriste dhe luftrave pushtuese mund të ndërtohen lehtësisht sinergji dhe krijimi i tyre shumëfishon rreziqet për vendet që janë target i këtyre sulmeve, por edhe për rajonet, kontinentet e më gjerë, madje gjithë planetin. Terroristët dhe shtetet luftënxitëse shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për tëgoditur paqen, demokracinë, mirëqenien dhe sistemin demokratik. Më 7 shtator, Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, për shkak të provave se ky vend kishte sponsorizuar sulmin kibernetik ndaj faqeve qeveritare të Republikës së Shqipërisë. ", u shpreh Nikolla.

Kryeparlamentarja u shpreh po ashtu se dilemat e politikave të zgjerimit të BE-së, krahasuar me qartësinë e zgjerimit të NATO-s, u kanë lenë vend ndikimit të influencave joperëndimore në Ballkanin Perëndimor, prej të cilave mund të përfitojnë si terroristët, ashtu edhe luftënxitësit

"Në shumë rajone të botës arritja e aleancave ushtarake mbrojtëse nuk ndiqet gjithmonë nga partneriteti dhe aleancat politike. Para më shumë se tri dekada, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, hynë në në proceset e integrimit evro-atlantik dhe integrimit evropian, në NATO, dhe në Bashkimin Evropian. Sot, pas 32 vjetësh, duket qartë që NATO ka ecur më shpejt se BE në pranimin e vendeve që dikur i përkisnin një aleance ushtarake kundër saj. Dilemat e politikave të zgjerimit të BE-së, krahasuar me qartësinë e zgjerimit të NATO-s, u kanë lenë vend penetrimit dhe ndikimit të influencave joperëndimore në Ballkanin Perëndimor, prej të cilave mund të përfitojnë si terroristët, ashtu edhe luftënxitësit. Shpejtësia dhe qartësia me të cilat NATO veproi në mbështetjen ndaj Ukrainës, dëshmoi jo vetëm forcën, por edhe kohezionin e organizatës.", vazhdoi Nikolla.

Nikolla u shpreh se Shqipëri është renditur në anën e duhur të historisë.

"Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë, në krahun e ShBA, me bindjen se lufta kundër terrorrizmit, bazave e mbështetësve të tyre, është lufta për jetën. Djemtë e Shqipërisë u bashkuan në betejën e madhe anti-terror në Irak, Afganistan e gjetkë, përkrah koalicionit të madh botëror, për t’i larguar botës frikën dhe për t’i kthyer qetësinë, sigurinë dhe paqen. Edhe pse një vend i vogel e me burime të kufizuara, Shqipëria ka dëshmuar se kontributi në luftën kundër terrorizmit e terroristëve nuk lidhet me madhësinë e vendit dhe fuqinë e ekonomisë, por me vizionin e qartë për lirinë, të drejtën dhe paqen. Po kaq i qartë ka qenë edhe qëndrimi ynë kundër pushtimit të Ukrainës.Si një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është penëmbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve e të veprimeve në mbrojtje të Ukrainës.

Në tetor 2020 Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizoi, në bashkëpunim me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë ballkanik kundër antisemitizmit. Shqipëria e konsideron përgjegjësi para qytetërimit lidershipin e frontit të bashkuar të Ballkanit për luftën kundër antisemitizmit. Lidershipi i Shqipërisë në këtë luftë buron sa nga historia dhe ekzistenca, aq edhe nga aspiratat tona drejt Bashkimit Europian; anëtarësia në NATO; aleanca kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Lufta kundër antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi.”, tha Nikolla.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idreks: 13/09/2022 16:48

    T'ju vij turp qe viheni ne krahun e nje vendi pushtues qe vazhdon te poshteroj dhe te kryej krime mbi popullsine e pambrojtur palestineze si dikur serbet mbi popullsine shqiptare ne Kosove. Te jesh ne krahun e duhur te Historise do te thot te jesh per te drejten dhe te verteten qe ndodhet gjithmone ne anen e popujve te shtypur qe bejne qendrese ne emer te lirise, nje parim Universal qe mbetet nje ideal per te gjithe ata qe mbrojne ndjenjen njerezore kudo dhe ne çdo kohe. Bindja servile dhe e verbert ndaj SH.B.A-se ju pengon te béni nje zgjedhje te lire dhe te ndergjegjeshme. Oportunizmi eshte nje tipar i servilizmit ne pushtet.

    Përgjigju
    • Lemi: 13/09/2022 21:07

      Ca lidhje ka palestina me shqiperine o islamik i mutit eshte palestina qe nuk njef kosoven o hale

    • Rroftë Izraeli: 13/09/2022 17:33

      Palestinezët nuk lënë rast pa suportuar Serbinë dhe pa thënë që "Kosova është Serbi". Palestinezët janë terroristë islamikë që po të kishin mundësi do të bënin holokaust ndaj hebrenjve por ja që Izraeli është treguar më i fortë dhe ua bën shpinën më të butë se barkun ;)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë