Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha se pret një ndryshim të qasjes ndaj rajonit.
“Do të flasim më shumë për zgjerimin dhe buxhetin për vendet kandidate. Presim një ndryshim të qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne jemi porta e Europës. Ju lutem, mos e nënvlerësoni potencialin e Ballkanit Perëndimor, që është porta e Europës. Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë të frustruar sepse kanë pritur për shumë kohë në oborrin e pasmë. Duam ta meritojmë vendin tonë në tryezë, bazuar në parimin e meritës”, tha Mickoski.
Lajmi kryesor:
Mbahet në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor! I pranishëm edhe kryeministri Rama, mungon Serbia





