Këtë të enjte kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Sarajeve në kuadër të samitit i cili ka mbledhur bashkë krerët e qeverisë nga Serbia, Mal i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri Rama,kryemnistri Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës Mustafa janë takuar së bashku në Sarajevë.

Samiti do të fokusohet në projektet rajonale, transportin, energjinë, infrastrukturën, marrëveshjet tregtare .

Mes të tjerash temë e bisedimeve do të jetë edhe rruga drejt BE një objektiv i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve. 

Në bisedime do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri Europian Hahn dhe  ministri i jashtëm italian Alfano

Në korrik të këtij viti në Trieste pritet të mbahet edhe samiti i Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com