Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj të seancës që po mbahet në kuadër të Samitit për Demokraci, i organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë, duke argumentuar se do të fitonin një aleat të përkushtuar dhe jo vetëm një vend mik.
“Sot dua të shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje vendeve mike nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën dhe për ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, që të ju bashkohen shumicës së vendeve të botës dhe ta bëjnë atë. Nuk do të fitoni vetëm një mike, por një aleat të përkushtuar”- ka deklaruar Osmani.
Osmani theksoi renditjen e Kosovës si vendi me demokracinë e tretë më të avancuar globalisht. Ajo tha se 24 vite pas ndërhyrjes humanitare të NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb, Kosova e ktheu dhimbjen në forcë dhe shqiptarët e larguar i rikthyen në shtëpitë e tyre që i kishin braktisur më herët.
“Vite pas pas vdekjeve dhe shkatërrimit, njerëzit tanë u rikthyen për të gjetur shtëpitë dhe institucionet e vendit të djegura nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Jemi ngritur nga hiri si komb ndërsa 15 vitë më parë Kosova deklaroi pavarësinë dhe formoi institucionet që tashmë janë mishërim i lirisë dhe demokracisë. Kemi bërë rrugë të gjatë që atëherë, sot Kosova është një shtet i fuqishëm, demokratik, i pavarur dhe liri dashes dhe po këtë vit është renditur si demokracia e tretë më e avancuar globalisht”- shtoi Osmani ndër të tjera.
Dardanija njezite ma te vjeture ne kontinetin e botes dhe nuk na njohin. F*** them all.
Përgjigju