Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për samitin që mbahet sot, ku të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos. Rama u pyet nga gazetarët për pezullimin nga detyra nga GJKKO të Belinda Ballukut, por refuzoi të bënte koment.

Më pas, teksa priste liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Unionit, Rama replikoi sërish me gazetarët teksa e pyesnin vazhdimisht nëse do ta shkarkojë nga detyra apo jo Ballukun pas dy masave nga Gjykata. Ai iu kërkoi që të respektojnë protokollin dhe se do të flasë në konferencë për shtyp. 

"Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon."  u përgjigj Rama. 


Lajmi kryesor:

Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes