/ATSH-DPA / - "Samsung Elextronics Co" ka prezantuar dy telefona të rinj me ekan të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për t'ia dalë mbanë për shkak të rënies së të ardhurave nga seksioni i telefonave celularë.
Kompania synon që "Galaxy Note 5" dhe "Galaxy S6 Edge+" secila me ekran 5.7 inç, t'i fusë ato në kategorinë e njohur të tabletëve, që të kombinojë veçoritë e të dy telefonëve me kompjuterat tablet.
Ato duhet të dilnin në shitje në SHBA dhe Kanada që prej 21 gushtit, si dhe në vendet e tjera në muajt pasardhës, njoftoi sot agjencia e koreanojugore e lajmeve, Yonhap.
Të dy smartphonet kanë shërbimin e pagesave nëpërmjet telefonit, që ndjek sistemin e integruar në gjeneratën e fundit të rivalëve iPhone,  "Apple Pay".
Gjiganti elektronik i Koresë së Jugut, prodhuesi më i madh i telefomave celularë në botë, po përballet me sfidat në rritje nga "Apple"në kategorinë e çmimit dhe cilësisë së lartë në treg, si edhe konkurentët kinezë në  kategorinë e çmimeve mesatare dhe të ulëta.
"Fitimet nga teknologjia e informacionit dhe seksioni i telefonave celularë kanë rënë ndjeshëm", citon një raport i kompanisë.