Samuel Zhbogar: Partitë politike
t’i japin fund ngërçit politik

Samuel Zhbogar: Partitë politike<br />t’i japin fund ngërçit politik
PRISHTINE- Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik, dhe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar për të enjten të ofrohen zgjidhje.

Ai tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë demokratike, ku populli ka dhënë votën e tij dhe tani tha ai, është koha që politikanët të reflektojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

“Ne nuk duam të ndërhyjmë. Sepse Kosova nuk ka nevojë për ndërhyrjen tonë. Dhe nuk besoj që Kosova dëshiron që ne të ndërhyjmë. Ne jemi këtu që të vëzhgojmë dhe besoj që politikanët vetë do të gjejnë një rrugë për të lëvizur përpara. Ky është një proces demokratik. Kosova ka pasur zgjedhje të mira..Ne nuk besojmë që zgjedhjet janë opsioni i parë. Mendoj që politikanët duhet të bëjnë gjithçka, që të gjejnë një zgjidhje. Njerëzit flasim, njerëzit votojnë dhe në atë kuadër, politikanët janë ata që duhet të gjejnë zgjidhjen”, tha Zhbogar.

Për dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të EULEKS-it, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zhbogar tha se ai është informuar për këtë vendim të këtij gjykatësi, i cili sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për shkaqe personale.

Ai shprehu besimin se do të ndiqen të gjitha procedurat e mëtejmë ligjore për zëvendësimin e Carolanit.

“Gjyqtari amerikan Carolan, ishte gjyqtar i EULEX-it. Siç e dini tre gjykatës ndërkombëtar në Kushtetuese, tani nën ombrellën e EULEX-it, informoi se nuk do të vazhdojë të punojë në Gjaken Kushtetuese më për arsye personale që s’kanë të bëjnë më punën. Pra, ai nuk do të kthehet më në Gjykatën Kushtetuese, gjë për të cilën ne natyrisht ndjejmë keqardhje. Shkëmbimi i letrave kërkon shumë procedura për të zëvendësuar gjyqtarin e EULEX-it dhe ne do t’i ndjekim ato procedura”, tha ai.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, këto deklarata i bëri sot pas takimit që pati me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët ia shprehen atij shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar tha se institucionet përkatëse duhet të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për këtë Zonë të Veçantë të qytetit të Prizrenit.
 
Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)