San Siro një fushë "patatesh"! Barça bën ankesë në UEFA

San Siro një fushë "patatesh"! Barça bën ankesë në UEFA
Tashmë është edhe zyrtare: Barcelona ka bërë një denoncim formal në UEFA për gje ndjen shumë të dobët të terrenit të lojës të mërkurën në "San Siro", në ndeshjen Milan-Barcelona që doli 0-0.Klubi blaugrana në bazën e ankesës së tij, ka nënvizuar se është rrezikuar integriteti i lojtarëve nga fusha e keqe.

Por edhe para ankesës së Barcelonës, u verifikua nga pamjet, që gjendja e fushës në "San Siro" ishte jo e mirë dhe rrëshqitjet e shumë futbollistëve e vërtetuan.

Pep Guardiola është ankuar edhe ai për fushën, por në një mënyrë zotërinjsh, sic di ta bëjë gjithmonë tekniku katalanas. "Fusha e San Siros ishte e rrezikshme dhe mendoj se duhet të bëjnë dicka. Në një fushë në këto kushte në Champions është e vështirë të luhet" tha Guardiola.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate