Sanatoriumi, materniteti i vjetër dhe
ASHR pritet të drejtohen nga LSI

Sanatoriumi, materniteti i vjetër dhe<br />ASHR pritet të drejtohen nga LSI
TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të marrë në drejtimin e tre prej instituconeve të rëndësishme në vend që kanë të bëjnë me shërbimin shëndetësor. Burime pranë së majtës bëjnë të ditur se LSI pritet që të marrë nën drejtim spitalin e sëmundjeve të brendshme "Shefqet Ndroqi" që njihet ndryshe si Sanatoriumi, Autoritetin Shëndetësor Rajonal si dhe maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", që njihet ndryshe si materniteti i Vjetër.

Ndërkohë që instutucione si dhe drejtori të tjera pritet që të ndahen edhe mes aleatëve të tjerë, kjo në bazë të marrëveshjes së bërë mes tyre dhe Partisë më të madhe në mazhorancë, asaj Socialiste. Nga ana e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka emra të përfolur se kush do të drejtojë këto institucine të rëndësishme që kanë të bëjnë me shërbimin shëndetësor në vend. Mesa duket aleati më i madh i PS nuk do të heqë dorë nga shëndetësia.

Ndërkohë që të gjitha këto institucione janë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, dikaster, i cili drejtohet nga ministri Ilir Beqja. Aleatët e tjerë pritet që të marrin drejtimin e ndonjë drejtorie tjetër, kjo sipas tyre duke u bazuar në marrëveshjet që kreu i qeverisë ka patur me çdo aleat të PS që ka fituar një numër të konsiderueshëm të votave në 23 qershor. Kjo mbetet për tu parë pas takimit që pritet të bëhet mes tyre dhe kreut të qeverisë, Edi Rama. 

Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane