Për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, sot është një ditë e veçantë pasi ka martuar vajzën e tij Dorotea. Ceremonia e celebrimit është zhvilluar tek Kisha Katolike, dhe ish-ministri është parë i lumtur në krah të vajzës dhe të afërmve.
Ka qenë ish-boksieri Luan Kransiqi i cili ka publikuar disa foto nga dasma, ku falenderon mikun e tij Sadër Lleshajn, për ftesën në dasmën e vajzës së tij.
'Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e Vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit Te ri Doroteas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme.'- shkruan Krasniqi.
Te trazhegohen dhe jet te lumtur .
Përgjigju