Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares Tire Alldervishi, tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, rast i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”, në të clin denoncohej se si sanitarja hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj e shtruar pasi ishte me COVID.

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares, si dhe u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë. MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon", thotë ministria.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Komunikimet nëpërmjet ËhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.