"Sanksione për sanksione", Kina i kundërvihet SHBA-ve

Foto ilustruese

Pekini ka përgatitur një tufë tarifash reciproke kundër Shteteve të Bashkuara, të cilat do të futen në fuqi nëse Uashingtoni zbaton tarifat mbi 34 miliardë dollarë për importet kineze.

Vendet tona janë të barabarta dhe të jesh i barabartë do të thotë që nëse SHBA fillon me sanksionet më 6 korrik, edhe ne fillojmë me 6 korrik.

Shkruhet në deklaratën e Kinës

Më 15 qershor, administrata Trump tha se do të vendosë sanksione  shtesë prej 25%  në 818 artikuj të importeve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë.

Edhe gazeta shtetërore kineze, ka kritikuar ashpër administratën Trump kohët e fundit.

SHBA-të kanë bërë shpesh luftëra kundër vendeve të tjera sovrane dhe kanë përdorur ndikimin mbizotërues të dollarit amerikan në tregjet ndërkombëtare për të zhvatur vendet e tjera. Dhe tani po përpiqen të përdorin një luftë të gjithanshme tregtare dhe ekonomike për të penguar zhvillimin normal të Kinës.

Shkruan gazeta shtetërore 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën