Sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë, si paralizojnë bankën qendrore ruse dhe ulin fuqinë e instrumentit kryesor financiar me të cilin Putin kishte përgatitur luftën

Sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë, si paralizojnë bankën qendrore ruse dhe ulin fuqinë e instrumentit kryesor financiar me të cilin Putin kishte përgatitur luftën

Presidenti rus, Vladimir Putin

Sanksionet më shkatërruese të vendosura dje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë të bëjnë me bankën qendrore ruse: ajo nuk do të jetë më në gjendje të përdorë rezervat e saj të konsiderueshme në dollarë dhe euro për të shpëtuar bankat tregtare, të cilat në fakt nuk do të jenë më në gjendje të rifinancojnë (dmth. të shlyejnë duke marrë borxh të ri, me një rotacion të vazhdueshëm) ekspozimin e tyre afatshkurtër në monedhë të fortë. Jo vetëm, por banka qendrore ruse as nuk do të jetë në gjendje të operojë në mënyrën se si është përpjekur dëshpërimisht të praktikojë ditët e fundit, për më tepër pa sukses, duke trokitur në dyert e bankave qendrore të mëdha të planetit, në ato të monedhave të forta, euro dhe dollarë, për të kërkuar vetë operacionet e rifinancimit. Kështu ulet ndjeshëm fuqia e instrumentit kryesor financiar me të cilin Putin kishte përgatitur luftën: ndërtimin e rezervave sovrane, falë shitjes së gazit dhe naftës, të vlerësuara nga qeveritë perëndimore në ekuivalentin midis 550 dhe 700 miliardë dollarë.

2. Goditja ndaj bankave të nivelit të dytë në Rusi

Në vend të kësaj, efektiviteti i sanksioneve të tjera ndaj bankave, më i rëndësishmi i paketës së lançuar mbrëmë bllokon një sërë institucioneve tregtare ruse, të cilëve u ndalohet qasja në operacione në euro dhe dollarë dhe për rrjedhojë edhe rifinancimi i borxheve të tyre në euro dhe dollarë.

Kur të publikohet lista, ka shumë të ngjarë që dy bankat kryesore të Rusisë, Sberbank dhe Vtb (të dyja të kontrolluara nga shteti) të jenë pjesë e sanksioneve.

E para ka një ekspozim prej 350 miliardë euro, e dyta e ka afro 214 miliardë euro (në total, borxhe për rreth një të tretën e produktit bruto rus).

Të dyja këto banka të premten iu ranëakionet në bursë deri në përgjysmimin e kapitalit të tyre, por rënia sigurisht që do të vazhdojë edhe nesër. Këto banka janë të shkëputura nga tregjet botërore. Kjo sistuatë ka shkatuar panik tek investitorët dhe qytetarët rusë që kanë depozita, të cilët nxituan të tërhiqnin euro dhe dollarë nga bankat kryesore të vendit deri në atë pikë sa i vunë në vështirësi të mëdha. Tani është e pamundur të marrësh valutë nga një bankë ruse dhe është e vështirë të marrësh të njëjtat rubla për momentin. Në Rusi po zhvillohet një "rënie e lirë". Bankat evropiane në Moskë, nga ana tjetër, po përjetojnë flukse hyrëse të forta të monedhave euro dhe dollarë, pasi qytetarët rusë i çojnë paratë e tyre në institucionet që besojnë se nuk do të jenë pjesë.

3. Rubla dhe hiperinflacioni

Ndërkohë, vlerësimi i borxhit rus nga agjencia e vlerësimit Standard &Pools do të thotë se edhe sot, edhe ato obligacione të qeverisë së Moskës të vendosura si kolateral nga të gjitha bankat ruse vlejnë më pak.

Nga nesër në mëngjes edhe bankat ruse të pasanksionuara do të duhet të riintegrojnë garancitë për të ruajtur pozicionet e tyre: domethënë, do të duhet të sjellin më shumë vlera, më shumë bono për të garantuar borxhet e tyre në botë, në mënyrë që të mos detyrohen të paguajnë gjithçka menjëherë, ose falimentojnë.

Banka qendrore në Moskë tashmë po reagon me të vetmin mjet që i ka mbetur: prodhimin e rublave pa limit dhe rimbushjen e bankomateve dhe degëve të bankave me to, në përpjekje për të ndalur "rënien bankare" në Moskë dhe qytete të tjera të mëdha.

Por shtypja e tepruar e rublës, monedhë që tani është e pa vlerë jashtë mund të bëjë që vlera e saj të bjerë edhe më tej, në një rrotullim që do të gjenerojë hiperinflacion. Rubla ka humbur tashmë më shumë se 8% kundrejt euros dhe dollarit vetëm në ditët e fundit, por të hënën do të bjerë shumë më tepër.

4. Tre rreziqet: 'Hakmarrja'  me gazin, Kina, 'rrjedhja' zvicerane

Cilat janë rreziqet? Gjëja më e menjëhershm,  për të cilën Gazprom u përpoq të qetësonte Evropën këtë mëngjes, është se Rusia përgjigjet duke bllokuar furnizimet me naftë dhe veçanërisht gaz në Kontinentin e Vjetër (ky i fundit, megjithatë, i sjell të ardhura rreth 50 miliardë euro në vit. ). Për shembull në Itali do të ishte problem hakmarrja me gazin, sepse aktualisht vendi nuk plotëson dot nevojat e konsumit. Megjithatë, rritja e pompimit nga furnizuesit e tjerë (Algjeria, Libia, Azerbajxhani, Norvegjia) dhe riaktivizimi i impianteve të qymyrit duhet të sigurojnë që vendi të arrijë të paktën deri në korrik pa masa shumë domethënëse për të reduktuar konsumin.

Rreziku i dytë është se Kina do të bëhet huadhënësi i saj ndërkombëtar si mjeti i fundit, duke e nënshtruar në mënyrë efektive Putinin sipas kushteve të tij dhe duke nisur një sfidë të paprecedentë ndaj Perëndimit. Do të lindte një përplasje me përmasa historike, e gjitha në planin financiar, midis botës së lirë dhe diktaturave të mëdha të botës në zhvillim. Por kjo do të kuptohet vetëm në javët në vijim.

Është gjithashtu me rëndësi thelbësore që Zvicra të mos luajë të njëjtën lojë të paqartë të Luftës së Dytë Botërore, por të përafrohet me masat e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Shenjat e para janë inkurajuese: në orët e fundit, edhe bankat zvicerane kanë marrë nga autoritetet e tyre një listë të gjatë të klientëve rusë të cilëve u janë bllokuar llogaritë. Ndërkohë, embargoja ndaj gjysmëpërçuesve, pjesëve rezervë të avionëve dhe sistemeve industriale të nxjerrjes së naftës dhe gazit,  synon të bllokojë kapacitetet në terma afatmesëm dhe afatgjatë, teknologjinë e Rusisë në të gjithë sektorët strategjikë./Përshtati në shqip Shqiptarja.com

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat

GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat