Vjena zyrtare u ka kërkuar ekspertëve ligjorë të BE-së të rishqyrtojnë vendimin e Parlamentit Evropian për të filluar procedurën e sanksioneve kundër Hungarisë, njoftoi Ministria austriake e Punëve të Jashtme. Hetimi u kërkua nga nënkryetari i qeverisë austriake Heins Christian Strache, partia e të cilit, ajo e Lirisë, është e afërt me partinë Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban, raporton Hina.
Ligjvënësit evropianë të mërkurën votuan për të filluar procesin e sanksionimit ndaj Hungarisë për shkak të “shkeljeve serioze” të rregullave themelore evropiane, dhe epilogu do të mund të lë Budapestin pa të drejtën e votimit në BE.
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto njoftoi se Budapesti do të kërkojë mjete ligjore për të kundërshtuar vendimin, pasi votat abstenuese nuk janë marrë parasysh, gjë që ndryshoi rezultatin e votimit. “Kam simpati të madhe për argumentin e Hungarisë”, tha Strahe. Partia e Strahle ka kritikuar votimin në Parlament, por Partia Popullore e kancelarit Sebastian Kurz votoi kundër Hungarisë.