Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës me 5%

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës me 5%

Anije cisternë

Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës.

"Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave," tha Matt Wright, analist i pranë firmës Kpler.

Anije cisternë të vjetëruara

Shumica e 183 anijeve cisternë mbi të cilat janë vënë sanksione të drejtpërdrejta i përkasin të ashtuqujturës "flotë fantazëm" që shfrytëzon Rusia për eksportimin e naftës. Fjala është për anije cisternë shpesh të vjetëruara që qarkullojnë nën flamuj vendesh ekzotike. Duke përdorur anije të tilla Kremlini përpiqet të fshehë marrëdhëniet mes pronësisë dhe kontraktorëve.

Gjatë vitit 2024 me këto anije cisternë janë transportuar më shumë se 530 milionë fuçi naftë bruto, që përbën rreth 42 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës së papërpunuar të Rusisë me rrugë detare. Nga këto rreth 300 milionë fuçi janë dërguar në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi.

Përveç embargos ndaj anijeve cisternë Uashingtoni ka vendosur embargo të reja edhe për dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

Niveli më i lartë prej disa muajsh

"Çmimet e naftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Brazilijanë rritur në muajt e fundit për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina dhe India”, tha një përfaqësues i industrisë indiane të përpunimit të naftës.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështetemi në naftën e Lindjes së Mesme. Dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu edhe mundësinë për të importuar naftë nga SHBA-ja".

Eksportet e naftës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Rusinë për të financuar luftën në Ukrainë. Disa anije cisterna kanë transportuar edhe naftë nga Irani, ndaj të cilit gjithashtu janë në fuqi sanksione.

Mungesa e ofertës ruse i ka ngritur çmimet e naftës në nivelin më të lartë prej disa muajsh. Pas shpalljes së sanksioneve të reja çmimet e naftës u rritën në mbarë botën në nivelin më të lartë prej disa muajsh, duke shkuar në mbi 81 dollarë për fuçi./DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre