Sanksionet ndaj Rusisë, hakmerret Putin: Do të rikthejmë vizat ndaj qytetarëve shqiptare dhe vendeve të futura në listën e shteteve 'armike'

Sanksionet ndaj Rusisë, hakmerret Putin: Do të rikthejmë vizat ndaj qytetarëve shqiptare dhe vendeve të futura në listën e shteteve 'armike'

Sergey Lavrov, ministri i jashtëm rus

Pas sanksioneve që Shqipëria ka ndërmarrë ndaj Rusisë për sulmin ushtarak në Ukrainë, Moska po 'hakmerret' ndaj qytetarëve shqiptarë, duke kthyer regjimin e vizave. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i jashtëm rus, Sergey Lvarov, i cili tha se akti normativ që po përgatitet do të sjellë një sërë kufizimesh për të hyrë në territorin e Rusisë.

'Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë', tha ministri Lavrov.

Më 7 mars, qeveria ruse publikoi një listë të vendeve që "ndërmarrin veprime jo miqësore kundër Rusisë, kompanive ruse dhe qytetarëve", duke iu referuar sanksioneve ekonomike të vendosura në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas një dekreti të publikuar në faqen e qeverisë, lista përfshin Shqipërinë, Andorrën, Australinë, Britaninë e Madhe, duke përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin, vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.

SHBA dhe aleatët e saj "drejtpërdrejt" shpallën "një luftë" kundër Rusisë, vazhdoi Lavrov.

"Perëndimi nuk e fsheh qëllimin e këtij konfrontimi, të shkatërrojë ekonominë ruse, të minojë stabilitetin e brendshëm politik dhe, në fund të fundit, të dobësojë ndjeshëm Rusinë"- tha Lavrov.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka nxitur reagimin e ashpër ndërkombëtar të BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuat, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës. Sipas OKB-së, të paktën 1119 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 1790 qytetarë janë plagosur, ndërsa shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 3.8 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vendet fqinje, me miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Up xhixhi: 28/03/2022 20:54

    Degjoni ketu ju komentusit.. rrini shtremt e flisli drejt. Ky xhaxhi ladi puti .. do naj loje kllufat në xhep vec pete do na thaj zorren ..se shqiptare vec me ruset cajn dru. Na ngeli klluvi në xhep tani.

    Përgjigju
  • Vladi: 28/03/2022 18:53

    Mos bre se na le pa qirë cben atc ku do gjejmë kurva ne uorre Vladimir.

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/03/2022 18:06

    Hahaha, qfar parodie përdor për ta mbrojtur km shqipfolës shqiptarë që punon për këtë fashist dhe fashistin vucic…! Shitja dikuj tjeter se shqiptarët e din shumë mirë që km shqiptarë punon për ty…!!!

    Përgjigju
    • Arbërori: 29/03/2022 16:49

      As Ky Hamdiu e as ky KM. Ertv janë shqipfolës , por jo edhe shqiptarë se për ndryshe nuk do e mbronin vuçiçin dukre më ofenduar . Ju nuk keni përjetuar shkjaun në pragun e shtëpis së juaj o mjerana …!!!

    • Hamdiu: 28/03/2022 19:42

      Po ti ke vendosur emrin Arberor,,gjoja je atdhetar patriot por je nje cope dhijari injorant koke e kembe,ik ore pastro stallen çte duhet interneti ty ,apo ke ngrene byrek sot dhe te jep frymezim te shkruash..

    • KM. Ertv: 28/03/2022 18:46

      Arbëror kokkari, nga disa rrota kari si ty ka ngelur pas shqipëria...

  • beni: 28/03/2022 17:14

    Per vizita ne Rusi i intereson vetem Saliut dhe Ilirit,ne shqipetaret e thjeshte nuk ka ca na duhet te vizitojme Rusine

    Përgjigju
    • Arbërori: 29/03/2022 16:45

      Saliu Edvini, Iliri dhe disa të tjerë rrethë tyre janë pjell staliniste ,

  • Vlora: 28/03/2022 17:05

    Mos mo ne me buke e ky me gur cbehet keshtu..Ky dhe te te ofroje dicka nuk shkel me robi i mire andej

    Përgjigju
  • Emri: 28/03/2022 16:59

    Mos, na fiken me demek. Na e thane gurmazin per nje çike vodke. Si do bejme tani per te bere pushime dhe shopping ne Rusi. Apo s'kemi edhe gjithe ata emigrante andej, qe dergojne para te madhe ne Shqiperi P: Po me sa di une per te shkuar ne Rusi edhe para luftes duhej viza.

    Përgjigju
  • Turi: 28/03/2022 16:49

    Perse mos pretendonit qe shteti Rus te beje dallime per ne Shqiptaret ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje