Sanksionet/ Udhëheqësit evropianë po planifikojnë të heqin gradualisht importet e qymyrit rus

Sanksionet/ Udhëheqësit evropianë po planifikojnë të heqin gradualisht importet e qymyrit rus

Udhëheqësit evropianë kanë planifikuar të heqin gradualisht importet ruse të qymyrit në përgjigje të skenave tronditëse në Bucha, një periferi e Kievit.

Të martën, Komisioni Evropian propozoi një ndalim me faza prej 4 miliardë eurosh (4.3 miliardë dollarë) të importeve të qymyrit rus në vit, si pjesë e paketës së pestë të sanksioneve. Propozime të tjera synojnë teknologjinë ruse dhe importet e prodhimit, me vlerë 10 miliardë euro të tjera (10.9 miliardë dollarë).

Evropa ka vendosur  sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë së Rusisë që kur tanket e Putinit u futën në Ukrainë në fund të shkurtit, por nuk synuan sektorin energjetik të Rusisë, deri më tani.

Imazhet e civilëve të paarmatosur, të lidhur dhe të pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Buçës, të cilat deri vonë ishin nën pushtimin rus, i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim.

Më shumë detaje mbi raundin e ri të sanksioneve, duke përfshirë afatin kohor për ndalimin e qymyrit, priten të mërkurën kur ambasadorët e BE të takohen për bisedime. Masat ende kanë nevojë për miratimin e të 27 shteteve anëtare, shkruan CNN.

Sanksionimi i qymyrit do të prekë disa vende evropiane, por është ndër burimet më të lehta të energjisë për t'u hequr, shumica e botës tashmë po bën pikërisht këtë.

 Pyetja më e ndërlikuar është: Çfarë ndodh më pas?
 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga