VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)

Jo aspak e mërzitshme apo e parashikueshme! Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta. Fitues u shpall Olly, ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti. Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku, që i thërriste “ke fituar ti”. Po ashtu, përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra. Festivali arriti një shikueshmëri rekord prej 70.8%, një shifër spektakolare. Slogani i njohur “Sepse Sanremo është Sanremo” mbetet ende i fuqishëm, por ndoshta ka ardhur momenti për një faqe të re. Italia e gjithë e ndoqi festivalin, por verdikti e ndau më dysh.

Për natën finale, Conti kishte zgjedhur dy bashkëprezantues të gjallë e plot ritëm: Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sillnin energji dhe humor. Gara u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Lotët nuk munguan: e emocionuar, ajo falënderoi të ëmën në sallë. Në të njëjtën linjë, Rocco Hunt këndoi "Mille vote ancora", duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi "Balorda nostalgia", nuk harroi të thoshte: "Faleminderit, mama!".

Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht në të bardhë, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s. E ndërsa ajo nuk kursehej në përqafime dhe emocione të zjarrta, Conti, me qetësinë e tij, e tërhoqi disa herë vëmendjen: “Jemi në një garë, jo në një koment të vazhdueshëm!”.

Sanremo nuk është vetëm muzikë, por edhe një arenë e modës. Rose Villain mahniti publikun me një paraqitje ekstravagante, me një veshje që më shumë dukej si një iluzion se sa një fustan i vërtetë. Ndërkohë, Clara, e veshur e gjitha në të kaltër, u duk si një version modern i Hirushes, e përzier me Sirenën dhe Zanën e kaltër. Tony Effe, nga ana tjetër, u shfaq pa këmishë, por me një rruzare në kyçin e dorës.

Giorgia, e mrekullueshme si gjithmonë, interpretoi "La cura per me", duke ngritur në këmbë gjithë sallën. Alberto Angela, i ftuar special, ndau kujtime nga rinia e tij dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të rinjtë: “Mos keni frikë nga e ardhmja, është aty për t’u ndërtuar”.

Antonello Venditti solli magjinë e tij në skenë, ndërsa drejtuesit e festivalit shfrytëzuan momentin për të kujtuar se edicioni i 75-të është përjetësuar edhe me një pullë speciale postare. Ndër të ftuarit e veçantë ishin aktorja Vanessa Scalera dhe futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove, i cili rrëfeu përjetimin e tij dramatik pas një problemi shëndetësor në fushë: “Në 13 minuta isha në spital. E kuptova sa e hollë është vija mes jetës dhe vdekjes”.

Në fund, Mahmood dhe Bianca Balti dorëzuan çmimet, duke mbyllur një edicion të jashtëzakonshëm të Sanremos, ku spektakli, polemikat dhe emocionet u ndërthurën në një natë që do të mbahet mend gjatë.

Klasifikimi Përfundimtar
1-Olly - Balorda nostalgia
2-Lucio Corsi - Volevo essere un duro
3-Brunori Sas - L'albero delle noci
4-Fedez - Battito
5-Simone Cristicchi - Quando sarai piccola
6-Giorgia - La cura per me
7-Achille Lauro - Incoscienti giovani
8-Francesco Gabbani – Viva la vita
9-Irama - Lentamente
10- Coma_Cose – Cuoricini
11- Bresh - La tana del granchio
12- Elodie - Dimenticarsi alle 7
13- Noemi - Se t'innamori muori
14- The Kolors - Tu con chi fai l'amore
15- Rocco Hunt - Mille vote ancora
16- Willie Peyote - Grazie ma no grazie
17- Sarah Toscano - Amarcord
18- Shablo feat. Guè, Joshua e Tormento - La mia parola
19- Rose Villain - Fuorilegge
20- Joan Thiele - Eco
21- Francesca Michielin - Fango in paradiso
22- Modà - Non ti dimentico
23- Massimo Ranieri - Tra le mani un cuore
24- Serena Brancale - Anema e core
25- Tony Effe - Damme 'na mano
26- Gaia – Chiamo io chiami tu
27- Clara - Febbre
28- Rkomi - Il ritmo delle cose
29- Marcella Bella - Pelle diamante

 

Çmimet Speciale
1- Çmimi "Sergio Bardotti" për tekstin më të mirë – fitues Brunori Sas me këngën L’albero delle noci, të cilën ia dedikoi nënës, partneres dhe vajzës së tij.
2- Çmimi "Giancarlo Bigazzi" për kompozimin më të mirë – fitues Simone Cristicchi me këngën Quando sarai piccola, vlerësuar nga orkestra.
3- Çmimi i kritikës "Mia Martini" – fitues Lucio Corsi me 40 vota. Në vend të dytë Simone Cristicchi me 25 vota, ndërsa Brunori Sas renditet i treti me 11 vota. Gjithsej votuan 96 gazetarë.
4- Simone Cristicchi fiton Çmimin e Shtypit "Lucio Dalla" me këngën Quando sarai piccola.

 

 

VIDEO kënga fituese 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:04
VIDEOLAJM/ Lotët e Giorgias në Sanremo dhe duartrokitjet nga publiku: Ke fituar ti

Giorgia, e renditur e gjashta në Festivalin e Sanremos, mes polemikave të publikut të Aristonit, u përlot teksa pranoi çmimin (Premio Tim). Giorgia nuk arriti të futej në pesëshen finaliste, ndërsa u përshëndet me brohoritje nga publiku.

Giorgia interpretoi "La cura per me", duke ngritur në këmbë gjithë sallën. “Ke fituar ti”, i thërriste salla.

“Giorgia e di shumë mirë që klasifikimet shkojnë e vijnë, por dashuria e publikut mbetet”, tha Carlo Conti.

“Kjo është fitorja e vërtetë”, u shpreh këngëtarja mes lotësh.

“Sidomos pas kaq shumë vitesh, ka një vlerë të paçmuar. Nuk e di nëse e meritoj, por ju falënderoj me gjithë zemër”, përfundoi ajo, e emocionuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët