Giorgia, e renditur e gjashta në Festivalin e Sanremos, mes polemikave të publikut të Aristonit, u përlot teksa pranoi çmimin (Premio Tim). Giorgia nuk arriti të futej në pesëshen finaliste, ndërsa u përshëndet me brohoritje nga publiku.

Giorgia interpretoi "La cura per me", duke ngritur në këmbë gjithë sallën. “Ke fituar ti”, i thërriste salla.

“Giorgia e di shumë mirë që klasifikimet shkojnë e vijnë, por dashuria e publikut mbetet”, tha Carlo Conti.

“Kjo është fitorja e vërtetë”, u shpreh këngëtarja mes lotësh.

“Sidomos pas kaq shumë vitesh, ka një vlerë të paçmuar. Nuk e di nëse e meritoj, por ju falënderoj me gjithë zemër”, përfundoi ajo, e emocionuar.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)