Rënia për herë të parë në histori në Ligën e dytë braziliane është përjetuar shumë keq nga tifozët e Santosit. Këta të fundit, pas humbjes 2-1 që ekipi pësoi në shtëpi dhe ra nga kategoria, shkaktuan vandalizëm, duke djegur një sërë makinash pranë stadiumit, por edhe në parkingun e tij. Disa prej këtyre makinave ishin të futbollistrëve të cilët qëndruan me orë të ngujuar në stadium.
Tifozët dogjën gjithashtu katër autobuzë, ndërsa tentuan ti vendosin zjarrin edhe disa shtëpive pranë stadiumit. Për ngjarjen policia ka rrestuar më shumë se 100 persona, ndërsa Santosi konsiderohet si një nga ekipet emblemë në Brazil bashkë me San Paolon dhe Flamengon. Te Santos kanë dalë talente si Pele dhe Neymar.