Pas plazhit të Shëngjinit, Tales dhe Divjakës ku mushkonjat kanë shtrirë pushtetin e tyre, i njëjti shqetësim vjen edhe për bregdetin e qytetit të Durrësit. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku, tregon se sapo rrezet e diellit bien mbi qytetin e Durrësit, në skenë dalin mushkonjat dhe kjo është kthyer në një shqetësim për pushuesit, të cilët kanë ankesa të shumta për këtë situatë.
Sipas gazetarit këtë vit çështja e dezinsektimit të plazheve duket se është harruar dhe pamjet me avionë të cilët lëshonin helme për dezinsektimin e plazheve tashmë janë një kujtim i largët.
Pas avionëve, për disa vjet, dezinsektimi u krye me pompa manuale. Për të qenë më të qartë me pompa që vihen në kurriz të punonjësve e që ngjajnë me pompat e bojaxhinjve dikur. Këtë proces e kanë kryer ndërmarrjet e pastrim-gjelbërimit, nga shteti. Sivjet një proces i tillë nuk është kryer dhe për pasojë sapo nis të bjerë dielli në skenë dalin mushkonjat. Gazetari veçon faktin se ka ankesa të shumta nga pushuesit për një situatë të tillë e cila ndodh përgjatë gjithë vijës bregdetare duke nisur nga Gjiri i Lalzit dhe deri në Kavajë.
Shqetësim ngrihet edhe mbi bizneset të cilat operojnë në këtë zonë, të cilat mund të kryejnë këtë proces privatisht. Por ndërkohë mbetet detyrë urgjente e pushtetit vendor të dezinfektojë hapësirat publike se qytetarët nuk guxojnë të dalin në mbrëmje buzë detit pasi bien pre e mushkonjave, por situata nuk duket aspak me e mirë në plazhin e Divjakës, apo edhe zona të tjera përgjatë vijës bregdetare ku janë të pranishme edhe hapësirat moçalore.
Fieri
Në dy plazhet e qarkut të Fierit, ai i Darezezës dhe i Semanit pushuesit nuk po munden të shijojnë ditët e tyre të pushimeve. Për ta dezinfektimi i zonës është një emergjencë. Po ashtu edhe mungesa e rojeve bregdetare. Problematike mbetet edhe infrastruktura rrugore që të dërgojnë drejt bregdetit.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
21 Shkurt, 18:22
-
Ekskluzive/ Pronat në Durrës mesatarisht 62% më shtrenjtë! Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m² (NDARJA SIPAS ZONAVE)
21 Shkurt, 15:31
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Meningjiti, normalizohet situata në Durrës! Prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë pas një jave mungesë
21 Shkurt, 10:28
-
Durrës/ Operacioni 'Cleaning 2': 6 të arrestuar për drogë dhe vjedhje, sekuestrohen 94 shezlongë të vjedhur (EMRAT)
21 Shkurt, 10:24
-
Durrës/ Shkrumbohet nga zjarri supermarketi 'Diambe', flakët dëmtojnë dhe qendrën tregtare! Shikoni pamjet
21 Shkurt, 09:18
-
Durrës/ Shiti apartamente e dyqane me vlerë 2 milionë euro por s'ua dorëzoi blerësve! Prokuroria çon në gjyq administratorin e ‘Albion Construksion’, u arrestua në Holandë (EMRI)
20 Shkurt, 14:01
-
Durrës/ Stefan Çapaliku vjen me vëllimin poetik ‘Camera Obscura’, një udhëtim i veçantë mes imazhit dhe fjalës
20 Shkurt, 11:25
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
mushkonjat po dhe kanali ne golem qe vec kur leshohet e behet deti.....
PërgjigjuAta janë mushkonja nga PD
PërgjigjuLulzim Basha vej dore per mushkonjat dhe rrezoje Edi Ramen
PërgjigjuE ka fajn Edi Rama edhe per ket gje hahahahah
Përgjigju