Sapo u emërua, drejtori i ri i AKU-së nis lëvizjet, ja kush është kreu i ri në Tiranë

Sapo u emërua, drejtori i ri i AKU-së nis lëvizjet, ja kush është kreu i ri në Tiranë

TIRANE-Ndryshimi i drejtorit të përgjithshëm të AKU-së po shoqërohet edhe me lëvizje në drejtoritë rajonale. Drejtori i ri Robert Lili ka firmosur komandimin në krye të drejtorisë rajonale të Tiranës Arbër Nurin në vendin e Sefer Sefës. AKU thotë se institucioni ka hyrë në një fazë ristrukturimi dhe ndryshimet do të vijojnë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve. Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqendruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, Arbër Nuri.

Duke falenderuar paraardhësin Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren. Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve”, thuhet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga AKU.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën